Tiranë, 34 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë në qafë kunatin

Tiranë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të vitit të ri 2021, ku një person ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë kunatin e tij, shkruan Top-channel.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji”, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button