Shkup, foshnja e parë e lindur në vitin 2021 është djalë, ministri e vizitoi

Foshnja e parë në vitin 2021 në Klinikën Universitare në Shkup ka lindur në vetëm një minutë pas mesnate (00:01) në Shkup.

Foshnja është e gjinisë mashkull, peshon 3 kilogram e 650 gramë dhe është i gjatë 51 centimetër.

Nëna e foshnjës është Bojana Smilevska nga Shkupi dhe kjo është fëmija i saj i dytë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot në mëngjes ka vizituar foshnjën në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.

Ministri në vizitë të foshnjes dhe nënës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nënës së foshnjës i dhuroi ar, ndërsa Qyteti i Shkupit librezë kursimi prej 20.000 denarësh. Edhe foshnja e dytë gjithashtu fitoi ar dhe librezë kursimi prej 20.000 denarësh.

Në orën 2 në mesnatë lindi dhe një foshnjë vajzë të cilës gjithashtu do t’i dhurohen dhurata nga qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button