Variantet e reja të korona virusit mund të shkaktojnë më shumë vdekje

Ekziston një rrezik “i lartë” që variantet e identifikuara kohët e fundit të koronavirusit mund të shkaktojnë presion shtesë në sistemet shëndetësore dhe të rrisin vdekshmërinë sepse ato janë më infektuese, paralajmëroi dje Qendra Evropiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (ECDC), shkruan Panacea.mk.

Qendra Evropiane në një raport të fundit theksoi se “megjithëse nuk ka informacion mbi raste më të rënda”, me ato variante të virusit, infektiviteti i tyre më i lartë do të ketë “efekt më të theksuar në numrin e të shtruarve në spital dhe të vdekurve”.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për “të moshuarit ose ata me komorbiditete”, theksojnë nga agjencia.

Raporti përqendrohet në variantet e koronavirusit të zbuluara kohët e fundit në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Afrikës së Jugut, tek të cilët është zbuluar se kanë “rritje të transmetimit”.

Më shumë se 3,000 raste të infeksionit britanik të koronavirusit janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button