RMV, avancim i marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë, premtoi Osmani pas emërimit të ministres së re në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar sot Olta Xhaçkën në krye të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.  Bujar Osmani, ministri i punëve të jashtme në RMV ka uruar homologen e saj.

“Ju uroj fat dhe suksese Ministre Olta. Jam i bindur që marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të avancohen edhe më tej falë angazhimit tonë të përbashkët!”, është shprehur Osmani, pasi Xhaçka mori pozitën e re, pasi më herët ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në krye të diplomacisë shqiptare zyrtarisht ishte Edi Rama, i cili detyrën e tij e kishte deleguar te i ngarkuari për punët e kësaj ministrie, Gent Cakaj, i cili dha dorëheqje para dy ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button