Kosovë, 3 viktima dhe 184 raste të reja me COVID-19

 Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.335 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 184 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 51.328.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.184 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 183.513 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 420 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button