Si po përgatiten shtetet për festimet ‘e heshtura’ të Vitit të Ri?

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi të mërkurën se 20 milionë njerëz të tjerë në Angli do të vendosen nën masat më të ashpra të kufizimeve nga dita e sotme, shkruan Class.

“Duhet t’u kërkoj të ndiqni rregullat atje ku ju jetoni, në natën e ndërrimit të viteve dhe ta prisni vitin e ri, të sigurt, në shtëpitë tuaja”-tha Johnson.

E gjithë Skocia është vendosur në nivelin katër, atë më të lartin për sa i takon masave kufizuese, që nga 26 dhjetori dhe do të mbetet atje për të paktën tre javë. Irlanda kaloi po ashtu në nivelin më të lartë të kufizimeve të enjten duke ndaluar vizitat në shtëpi e duke mbyllur të gjitha dyqanet jo të domosdoshme e duke kufizuar udhëtimin brenda 5 km.

Londër

Gjermania është në izolim deri më 10 janar. Qeveria ka ndaluar shitjen e fishekzjarrëve dhe ka ndërmarrë masa më kufizuese për numrin e njerëzve që mund të mblidhen në publik, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se pret që vendi të kalojë ndërrimin e viteve më të heshtur në kujtesë.

Berlin

Holanda po ashtu është nën izolim që do të zgjasë deri më 19 janar. Pritja e vitit të ri do të bëhet ndërkohë me dyer të mbyllura në një stadium futbolli në Amsterdam. Turqia në anën tjetër do të fillojë një izolim katër ditor në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Franca do të mobilizojë 100,000 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në prag të Vitit të Ri për të prishur festat apo grumbullimet, në kuadër të shtetrrethimit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga ora 20:00 në të gjithë Francën do të ketë një shtetrrethim dhe nuk do të lejohet asnjë festim jashtë shtëpive. Në kuadër të masave, në Paris gjysma e linjave të metrosë do të mbyllet në mbrëmje, ndërsa ministri kërkoi që të merret në konsideratë një mbyllje e transportit publik në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button