fbpx

Kina miratoi vaksinën e parë për përdorim në tregun e vendit

Kina njoftoi sot se ka miratuar vaksinën e parë për përdorim në tregun e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e Produkteve mjekësore zyrtarisht dha “autorizim të kushtëzuar të marketingut” për vaksinën shtetërore Sinopharm, njoftoi CGTN News.

Kompania farmaceutike me bazë në Pekin të mërkurën njoftoi se vaksina e saj me dy doza të paaktivizuara ka gati 80 për qind efikasitet dhe po kërkon miratimin e tregut nga autoritetet.

Aksionet e Sinopharm u rritën me të paktën 7 për qind pasi u bë njoftimi.

Vaksina u zhvillua nga China National Biotech Group, një filial i Sinopharm me pronësi shtetërore.

“Vaksina ka 79.34 për qind efikasitet dhe rreth 99.52 për qind shkalla e kthimit pozitiv në antitrupa”, tha në një deklaratë Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit.

Më herët këtë muaj, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan zyrtarisht vaksinën eksperimentale të Sinopharm, duke thënë se ajo ka efikasitet 86 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button