Të rinjtë për vitin 2020: Solli lot, vuajtje dhe dhimbje, por na mësoi sa e rëndësishme është jeta, familja dhe shoqëria

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe sfidues, na solli shumë lot, vuajtje dhe dhimbje por, mbi të gjitha na bëri të kuptojmë sa e rëndësishme është jeta, familja dhe shoqëria, na dha mundësinë të duam njëri tjetrin dhe të kalojmë më shumë kohë bashkë, ishin këto disa prej mesazheve të të rinjve në videot e tyre të realizuara nga Portalb me qëllim që të rinjtë të shprehin eksperiencat e tyre gjatë këtij viti. Ato gjithashtu uruan që viti i ri 2021 të jetë më ndryshe se ki që lëmë pas, të kemi shëndet, lumturi dhe jo më vuajtje.

Si do ta shpjegonit 2020-tën me pak fjalë?

Arben Hudi

“Meqenëse jemi në vigjilje të festave të fund vitit duke i dhënë fund vitit të trishtë siç është 2020-ta që përfshiu pandeminë që na solli shumë vuajtje dhe na bëri të kuptojmë se si duhet të duam jetën dhe njëri tjetrin, tani ka ardhur koha të shprehim më shumë dashuri dhe jo vuajtje”- theksoi Arben Hudi në videon e tij.

 

 

 

Besfort Halili

“Për mua viti 2020 ka qenë një vit i vështirë, bota ka qenë në një izolim global dhe fatkeqësisht shumë familje kanë humbur të dashurit e tyre por, pavarësisht kësaj ne nuk duhet t’i humbasim shpresat tona për të ardhmen, çdoherë duhet të jemi pozitiv në jetë dhe të mirë” – tha Besfort Halili në videon e tij.

 

 

Gynel Beadini

“Festat janë për t’u festuar bashkë me familjen dhe shoqërinë por, në vitin 2020 kjo ka qenë thuajse e pamundur shkaku i pandemisë dhe mesazhi im është të jemi të bashkuar, jo të mërzitur dhe duke respektuar masat të tejkalojmë këtë pandemi”- theksoi Gyneli.

 

 

 

Kushtrim Emurllai

“2020-ta si për të gjithë ka qenë besoj një vit i vështirë shkaku i pandemisë dhe izolimit por, mbi të gjitha ndikoi pozitivisht si një leksion në jetë, mësova që gjërat si suksesi, shëndeti dhe familja nuk i kemi rastësisht në jetë andaj duhet t’ju kushtojmë kujdes dhe rëndësi të veçantë” – tha Kushtrim Emurllai.

 

 

 

Diturim Xheladini

“Viti 2020 ishte një vit sfidues për të gjithë ne, bota ndaloi së funksionuari, arsimimi pësoi transformim, stafi shëndetësor u mbingarkua por, në mes gjithë këtij ankthi e frike pati edhe ato momentet pozitive duke pasur më shumë kohë për të lexuar dhe duke u plotësuar më shumë shpirtërisht” – theksoi Diturimi.

 

 

 

Ata gjithashtu dhanë dhe urimet e tyre për vitin e ri 2021 dhe shpresonin që viti i ri 2021 të jetë më ndryshe se ki që lëmë pas, të kemi shëndet, lumturi dhe jo më vuajtje.

Një urim për vitin 2021?

“Në vitin 2021 paçim një vit të mbarë të mbushur me lumturi dhe dashuri, qoftë një vit më të cilin do kurorëzojmë fillimet dhe fitoret tona. Gëzuar!” – Arben Hudi.

“Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë një vit më i sigurt, plot shëndet dhe sukses. Gëzuar viti i ri 2021”- Besfort Halili.

“Urimi im për vitin 2021 është që sa më shpejtë ti kthehemi normalitetit dhe të gjitha festat që na vijnë t’i festojmë bashkë me shoqërinë dhe familjen duke qenë të shëndetshëm dhe të lumtur”- Gynel Beadini.

“Ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë me arritje, prosperitet dhe mundësi të reja poashtu paçi sukses dhe shëndet të gjithë. Urime viti i ri 2021”- Kushtrim Emurllai.

“Viti i ri qëndron para nesh si një kapitull libri i pa shkruar ku ne duhet të kontribuojmë që ta shkruajmë me shumë lumturi, të gëzuar dhe me plot shëndet, e të përmbyllim kapitullin me sukses të dëshmuar në librin e mundësive të jetës. Urime viti i ri 2021”- Diturim Xheladini.

Ju ftoj të ndiqni videon në vazhdim…

Portalb ju uron të gjithëve festën e Vitit të Ri 2021. Gëzuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button