RMV, do të shtyhet afati për azhurnimin e të dhënave në bankë, pasi pensionistët nuk mund ta merrnin ndihmën e Qeverisë

Qytetarët, të dhënat bankare të të cilëve nuk ishin të azhurnuara, nuk morën në llogaritë e tyre ndihmën financiare prej 6,000 denarësh nga Qeveria. Shumica e rasteve që nuk kanë marrë ndihmë për shkak të të dhënave të vjetruara janë pensionistët të cilëve u kërkohet të drejtohen në banka dhe të azhurnojnë të dhënat. Megjithëse pensionistëve çdo muaj iu arrin pensioni në llogarinë e tyre, ndihma sërish nuk mund t’ju paguhet, shrkuan SDK, njofton Portalb.mk.

Afati i fundit për azhurnimin e të dhënave ishte 25 dhjetori dhe të gjithë ata që nuk e bënë ayhurnimin, ndërsa janë në listën e Qeverisë, nuk kanë para në llogarinë e tyre.

Qeveria thotë se janë të vetëdijshëm për këtë problem dhe për këtë shkak në seancën e mbajtur të martën u mor vendim për zgjatjen e afatit për azhurnimin e të dhënave.

“Qeveria obligoi Ministrinë e Financave të përgatisë ndryshim në Ligjin për Mbështetjen financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për zgjatjen e afatit të 25 dhjetorit për azhurnimin e llogarive. Presim që procesi të përfundojë gjatë muajit tjetër, pasi për ndryshimin ligjor të deklarohet Kuvendi”, thonë nga Qeveria.

Në pyetjen e SDK-së drejtuar Qeverisë se përse kërkohet nga kategoria e të moshuarve, të cilët janë në grupin e të rrezikuarve, të azhurnojnë të dhënat në kohë pandemie, ndërsa në të njëjtat llogari marrin pensionin çdo muaj, ata thonë se një vendim i tillë është politikë e bankave.

Në Qeveri deri më 21 dhjetor, janë deponuar 78,000 ankesa. Nga to janë pranuar 2,132, prej të cilave 223 ishin ankesa të paraqitura nga pensionistë, 17 nga prindër vetë ushqyes, 1,798 nga të rinj, 83 nga artistë të estradës dhe 11 të tjerë për të cilët të dhënat i japin Agjencia për Punësim dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Ndryshe, edhe një kategori tjetër qytetarësh nuk mund t’i tërhiqnin nga banka paratë e lëshuara nga Qeveria si pjesë e ndihmës shtetërore, pasi llogaritë e tyre ishin të bllokuara nga ana e përmbaruesve për shkak të borxheve. Por ky problem duket se u zgjidh, kur nga Qeveria sqaruan se qytetarët me llogari të bllokuara, mbështetjen financiare prej 6 mijë denarë do ta marrin. Në përputhje me ligjin, ata rishpërndahen në ndonjë bankë që ka mundësi teknike të paguaj mjetet në një llogari të veçantë.

Ndihma financiare prej 6,000 denarësh është pjesë e pakos së katërt të masave të Qeverisë për përballje me krizën korona virusit. Masat parashihnin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me pensione të ulëta, të papunët, si dhe të gjithë ata që janë të moshës mbi 64 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button