RMV, sot përfundon gjysmë vjetori i parë, nxënësit deri më 20 janar në pushim

Prej sot, përfundon gjysmë vjetori i parë i vitit shkollorë dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë në pushime dimërore deri më 20 janar. Mësimi për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021 do të vazhdojë më 21 janar, megjithëse kishte kërkesa për shkak të pandemisë, që pushimet të zgjasnin më gjatë, njofton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit është e mendimit se nuk ka asnjë arsye për të zgjatur pushimet, sepse shkollat, siç thonë ata, nuk janë rrezik për transmetimin e virusit.

Ata theksojnë se shumica e nxënësve mësimet i ndjekin onlajn dhe se vetëm një përqind e nxënësve dhe mësuesve që ndjekin mësimet me prani fizike janë infektuar me kovid-19 deri më tani.

Këtë vit, gjysmë vjetori i parë zgjati më pak, tre muaj, pasi sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave, filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të mësimdhënies u zvogëlua nga 180 në 159.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe pushimi, stafi i mësimdhënësve dhe çdo palë e interesuar do të mund të bëjnë ankesa, vërejtje, ide, sugjerime rreth “Draft-Konceptit për Arsimin Fillor”. Të gjitha sugjerimet apo vërejtjet duhet të dërgohen deri më 20 janar.

Draft-dokumenti, i përbërë prej me 48 faqesh është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit në pesë gjuhë, maqedonisht, shqip, turqisht, boshnjakisht dhe serbe. Ai parasheh që disa lëndë të integrohen në disa të tjera, dhe të mos mësohen si të veçanta, në mesin e tyre dhe lënda e historisë, apo edhe lëndët si Kimi, Fizikë dhe Kimi të integrohen me lëndën Shkenca natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button