RMV, Qeveria miratoi vendim që të ndërpritet ndalesa për fluturimet nga Britania e Madhe

Në seancën e sotme Qeveria solli vendim që të ndërpritet ndalesa për fluturimet që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 36-të miratoi vendim për ndërprerjen e ndalesës për fluturimet ajrore nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila vlente deri në fund të vitit 2020, si dhe masën për vetizolim të detyruar për udhëtarët që vijnë nga këto destinacione në afat prej 14 ditësh”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në këtë seancë, Qeveria po ashtu shqyrtoi dhe miratoi tekstin për garancë të harmonizuar mes Lidhjes Globale të Vaksinave si shfrytëzues i garancës dhe Bankës Komerciale për garancë financiare në shumë prej 7.457.140 dollarëve amerikanë, për furnizim të vaksinave përmes sistemit COVAX, si dhe autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe që në emër të Qeverisë, të nënshkruajë tekstin e garancës.

“Me konkludim pas informatës, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes për nxjerrjes e garancës pagesore devizore, me cilësi të dokumentit ekzekutiv që duhet të nënshkruhet mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Komerciale, për sigurimin e garancës financiare dhe autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe që në emër të Qeverisë të nënshkruajë këtë marrëveshje”, informuan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button