RMV, rënie e numrit të punësuarve dhe qarkullimit tregtar me pakicë sivjet në muajin nëntor

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rënie e qarkullimit tregtar në disa sektorë me pakicë në muajin nëntor, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të Entit shtetëror të Statistikave, rënie e qarkullimit tregtar është shënuar në tregtinë me pakicë me ushqime, pije dhe duhan, tregtia me prodhime joushqimore dhe tregtia me pakicë me karburante të automjeteve. Ndërkohë, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë kësaj periudhe shënoi rritje për 8.7%, në sektorin Industri përpunuese shënon rënie për 6.2%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rritje për 0.1%.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit nëntor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 1.8%, në sektorin Industria përpunuese për 4.5%, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.6%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Enti sqaroi se numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 1.3%, te Prodhimet intermediare, përveç energjisë, për 5.7%, Prodhimet kapitale për 1.6%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.6% dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.2%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button