Prej më 1 deri në 3 janar, NQP Shkup do të punojë sipas orarit të së dieles

NQP Shkup informoi se të premten (01.01.2021), automjetet e transportit publik në Shkup do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, me çka autobusët e parë do të lëshohen në qarkullim më vonë, pas orës 6:30 në mëngjes në linjat urbane, përkatësisht, pas orës 7 në linjat periferike, transmeton Portalb.mk.

“Më 1, 2 dhe 3 janar, autobusët e transportit urban dhe periferik në Shkup do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Më 2 dhe 3 janar, kyçjet e para të të gjitha linjave nga transporti publik do të jenë në kohën e zakonshme”, thanë nga NPQ Shkup.

Ata informuan se nesër, 31.12.2021, të gjitha qendrat dhe zyrat për bileta në Shkup do të punojnë deri në orën 17:00.

Të premten (01.01.2021) zyrat për bileta nuk do të punojnë, ndërsa të shtunën (02.01.2021) do të punojnë si zakonisht.

Të dielën kujdestar prej 7 deri në 19:30 do të jenë zyrat e biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën Transportuese, ndërsa prej 07 deri në 13:30 do të punojë zyra e biletave në Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button