Tetovë, “tapetë magjike” në institucionet që pamundësojnë qasjen e personave me aftësi ndryshe

Disa “tapetë magjik” të cilat simbolizojnë pamundësinë e personave me aftësi ndryshe të kenë qasje në zyrat e institucioneve publike në vend janë vendosur në disa lokalcione në Tetovë. Aktivistët e rinj vlerësojnë se në këtë formë, do të ngrenë vetëdijen deri te institucionet të ndërmarrin hapa në përmirësimin e situatës, shkruan Portalb.mk.

Të rinjtë e “Art Aktivizëm Tetovë” potencojnë se shumë institucione publike në vend nuk u mundësojnë qasje fizike për të marrë shërbime personave me aftësi ndryshe, gjë që sipas tyre, është e gabuar pasi këta të fundit gjithashtu janë tatimpagues të RMV-së.

Edhe personat me aftësi të kufizuara janë gjithashtu qytetarë dhe tatimpagues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por kur bëhet fjalë për qasje fizike për të marrë shërbime në këto institucione publike, shumica e tyre nuk kanë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara.

Nga gjithsej 77 institucione publike në Maqedoninë e Veriut, 20 nuk sigurojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë, ndërsa 64 institucione publike nuk sigurojnë qasje në katin e dytë, për njerëzit me karrocë” kumtojnë nga “Arti Aktivizëm Tetovë”.

Foto nga aktiviteti i "Art Aktivizëm Tetovë".
Foto nga aktiviteti i “Art Aktivizëm Tetovë”.

Këta të fundit, theksojnë se përmes këtij projekti tentojnë të ngrenë vetëdijen deri te kompetentët që të ndërmarrin masa në drejtimin e përmirësimit të situatës, për personat me aftësi ndryshe.

“Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve nga Tetova, për të paktën një ditë, u siguroi atyre qasje në institucionet publike në Tetovë, përmes “tapetit magjik”, sepse ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse është përgjegjësi e çdo qytetari” shtojnë aktivistët.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.

Aksioni “Tapeti magjik për qasje fizike në institucionet në Tetovë” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

 

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button