Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të zhvendoset në objekt të ri në pronësi të Qeverisë

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, në të cilën informuan për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e 35-të e Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve, njëherit duke uruar festat e fundvitit dhe krishtlindjet, apeluan deri te qytetarët për respektimin e masave dhe rekomandimeve nga përhapja e virusit korona COVID-19.

Gjithashtu, duke shprehur ngushëllime në emrin e tyre personal zëdhënësit shprehën ngushëllime deri te familjet e viktimave nga tërmeti katastrofal që e preku Republikën e Kroacisë, duke informuar për vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndihmë urgjente financiare në lartës prej 6.000.000 denarë për zbutjen e dëmeve nga tërmeti.

Në konferencën e sotme për shtyp pati interes edhe për më shumë informacione edhe për konceptin e ri në arsim për lëndën e historisë, për të cilën u tha se kjo lëndë nuk ndërpritet, por me konceptin e ri vendoset kornizë, me të cilën planifikohet arsimi fillor dhe ky dokument nuk fshin përmbajtje nga lëndët mësimore, as që parasheh ndryshim të përmbajtjes në lëndën e historisë.

“Kjo lëndë mbetet pjesë e detyrueshme e programit të integruar arsimor në shkenca shoqërore dhe mësimi  i integruar i historisë dhe gjeografisë është karakteristik për pjesën më të madhe të vendeve në botën e zhvilluar dhe sistemet e zhvilluara arsimore”, theksuan zëdhënësit.

Në pyetjen për kërkesën e prodhuesve të kanabisit për përdorim mjekësor, për miratimin sa më të shpejtë të ndryshimit të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike, për mundësimin e eksportit të lules së kanabisit, u tha se vendimin duhet ta miratojë Kuvendi, ku pati bllokim të caktuar në të kaluarën

Qeveria, thanë zëdhënësit, në më shumë raste sugjeronte se është mirë që ndryshimet ligjore  të votohen deri në fund të këtij viti, ashtu që vitin e ardhshëm të presim mbi 250 milionë euro të ardhura nga prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore, me të cilën do të stimulohet hapje e vendeve të reja të punës të paguara mirë.

“Me këtë ndiqen standardet evropiane dhe botërore dhe sillën në vend përvojat e shteteve si Kanada, Holanda dhe Çekia, të cilat në nivel vjetor fitojnë rreth 55 miliardë dollarë nga kjo veprimtari. Kanabisi është një prej industrive më dinamike në botë dhe politika e Qeverisë është që jo vetëm të rekomandojë këto përvoja, por edhe më tutje ti mbështesë kompanitë  që hyjnë në këtë biznes që në vendin tonë tashmë është i hapur për mijëra vende pune të paguara mirë”, u theksua në konferencën e sotme për shtyp nga zëdhënësit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësit në pyetjen e gazetarëve informuan rilokacioni i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është objekt i ri në pronësi të Qeverisë, me të cilin do të mundësohen kushte për më shumë hapësira për realizimin e shërbimeve në interes të qytetarëve, që janë në kompetencë të të punësuarve në këtë Ministri, ndërsa në këtë ndërtesë do të vendosen edhe disa institucione dhe drejtori tjera në kuadër të kësaj Ministrie.

Vendimet e Qeverisë nga seanca e djeshme mund t’i lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button