RMV, Liderët fetar thirrje qytetarëve: Festoni në mënyrë të përgjegjshme dhe respektoni masat anti-kovid

Me rastin e festave të fundvitit, liderët fetarë njëzëri u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen të gjitha masave për mbrojtje nga koronavirusi, pasi siç shprehen ata, në prag të imunizimit përgjegjësia për kontrollin e virusit tek secili prej nesh është më e lartë, njofton Portalb.mk.

“Të festojmë me përgjegjësi, të jemi në rrethin familjar dhe të shmangim tubimet, përveç kur është e nevojshme, por me respekt të vazhdueshëm për detyrimin për mbajtjen e distancës dhe maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Komisionit për marrëdhëniet me komunitetet fetare dhe grupet religjioze.

Në takim, të pranishmit shqyrtuan rezultatet e hulumtimit të kryer nga Komisioni për marrëdhëniet me komunitetet fetare mbi opinionin publik te popullata më e re dhe shkëmbyen mendime mbi të. Udhëheqësit fetarë u dakorduan që në periudhën e ardhshme të formojnë një grup miqësie midis funksionarëve të rinj të ardhshëm fetarë, priftërinjve dhe hoxhallarëve në mënyrë që të krijojnë mjedis për njohjen dhe bashkëpunimin e tyre në kohë, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për shoqërinë tonë multi-konfesionale.

“Liderët fetarë në takim shkëmbyen mendime mbi reformat në arsimin fillor dhe unanimisht kërkuan nga Ministria e Arsimit përfshirjen e kishave dhe komuniteteve fetare në diskutimin publik mbi ndryshimet e propozuara të ligjit në mënyrë që të ruhet dhe promovohet tema e etikës në fe dhe mbrojtja e të drejtat e mësuesve që e mësojnë atë, por gjithashtu duke u mundësuar fëmijëve të mësojnë në disiplinat kritike shkencore duke shmangur zgjidhjet që sipas vlerave tona shoqërore nuk do të ishin të përshtatshme”, thuhet në njoftim.

Liderët fetarë gjithashtu shkëmbyen mendime në lidhje me projektligjin për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe projektligjin për taksat e pronës, për të cilin me qëllim që të përmirësojnë rregullimin ligjor ata do të kontribuojnë në mënyrë konstruktive me sugjerime për propozuesit kompetentë.

Me thirrje të ngjashme, liderët fetar të kishave dhe bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, dolën edhe gjatë muajit tetor, kur edhe atëherë u bënë thirrje qytetarëve që situatën me pandeminë e korona virusit ta marrin me seriozitet dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet relevante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button