fbpx

Ambasada gjermane në RMV dhuroi 84 respiratorë dhe 100 pajisje për matjen e oksigjenit në gjak

Ambasada gjermane në RMV mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Sot në Ministrinë e Shëndetësisë u dorëzuan 84 respiratorë dhe 100 pajiste për matjen e oksigjenit në gjak (“PulsOximeter”), në vlerë prej 878.768,- euro, njofton Portalb.mk.
Donacioni në fjalë, siç thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë, u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Qeverive të Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe në partneritet me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë mëngjes, së bashku me ambasadoren e Gjermanisë, Anke Holstein, morën pjesë në pranim-dorëzimin e një donacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë për Poliklinikën në komunën e Shuto Orizares,

Në një deklaratë për media, ministri Filipçe falënderoi ambasadoren Holstein për mbështetjen dhe ndihmën që i ka ofruar sektorit shëndetësor që nga fillimi i krizës Kovid dhe vuri në dukje se kanë diskutuar gjithashtu përmirësimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor me ndihmën e ambasadës Gjermane.

“Ky është një donacion shumë i rëndësishëm. Për një shumë prej 16 mijë eurosh, është siguruar pajisje domethënëse që do të shërbejnë në Poliklinikën e Shuto Orizares, si dhe do të rritet qasja dhe cilësia e kujdesit shëndetësor të qytetarëve, në pjesën e pajisjeve mbrojtëse personale, oksigjen, maska ​​oksigjeni, e gjithë kjo do të thotë qasje e shpejtë në një pjesë të caktuar të sistemit për kujdes shëndetësor. Në këtë poliklinikë kanë qasje qytetarë nga kategori shumë të rrezikuara. Në të kaluarën, ne kemi punuar shumë intensivisht dhe pas një periudhe më të gjatë krize me gjetjen një gjinekologu. Në këtë moment, vijon procedura për sigurimin e pajisjeve për këtë ordinancë. Më në fund, do të ketë një gjinekolog në këtë komunë për një numër të madh të grave që kanë nevojë për një shërbim të tillë shëndetësor”, tha Filipçe.

Në Poliklinikë është formuar qendër për teste të shpejta për kovid-19 dhe vazhdimisht ka një ekip në detyrë të përbërë nga një mjek, një infermier dhe një laborator, i cili është në dispozicion të qytetarëve të këtij rajoni 24 orë në ditë.

“Falë Ambasadës së Kinës në periudhën e kaluar kemi punuar dhe projekti për rinovimin e plotë të kësaj Poliklinike u përfundua dhe do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe një herë, felënderojmë shumë ambasadoren Holstein për këtë mbështetje të vazhdueshme të sektorit shëndetësor. Unë sinqerisht shpresoj që bashkëpunimi dhe mbështetja e tillë do të vazhdojë edhe më tij”, tha Filipçe.

Ambasadorja gjermane Holstein nënvizoi se ky donacion u iniciua nga Qeveria Federale gjatë presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në pandeminë KOVID-19.

“Duke pasur parasysh situatat, fokusi kryesor i presidencës sonë ishte trajtimi i pandemisë dhe pasojave të saj. Këtu, në rajonin e Ballkanit Perëndimor kemi partnerë të cilët mund të mbështeten tek ne në luftën kundër pandemisë”, tha ambasadorja Holstein

Ajo shprehu rëndësinë e këtyre projekteve, me të cilat ndihmohen grupet e rrezikuara dhe qytetarët tjerë. Në fund Holstein qytetarëve që po luftojnë me koronavirusin iu uroi shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë të tjerëve që nuk janë sëmurë iu uroi të kenë shëndet të mirë.

Gjithandej në Evropë ballafaqohemi me pandeminë e virusit korona, ndërkaq solidariteti
evropian është shumë i rëndëdishëm. Askush nuk është i sigurt gjersa të gjithë nuk janë të
mbrojtur.
Andaj Gjermania e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër pandemisë së
koronavirusit, dhe në kuadër të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, sot në Ministrinë e
Shëndetësisë u dorëzuan 84 respiratorë dhe 100 pajiste për matjen e oksigjenit në gjak (“PulsOximeter”), në vlerë prej 878.768,- euro.
Donacioni në fjalë u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Qeverive të
Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe në partneritet me Zyrën e Organizatës Botërore të
Shëndetësisë në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button