fbpx

Në vitin 2021 Antikorrupsioni do të verifikojë pasurinë e funksionarëve dhe gjykatësve

Gjyqtarë, kryetarë komunash, funksionarë, por jo edhe prokurorë, në tremujorin e parë të vitit 2021 do të duhet të shpjegojnë prejardhjen e pronave të tyre. Kryetarja i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se ky inspektim do të përfshijë të gjithë gjyqtarët, kryetarët e komunave dhe zyrtarët për të cilët qytetarët kanë paraqitur ankesa, pas së cilës do të bëhet një selektim dhe do të publikohen, njofton Portalb.mk.

Të parët, siç shpjegoi Ivanovska, do të jenë 15 kryetarë komunash dhe kryetari i Qytetit të Shkupit. Verifikimi i gjendjes pronësore të kësaj kategorie të zyrtarëve publikë do të realizohet në tremujorin e parë të vitit vijues, gjegjësisht në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor 2021. Sidoqoftë, nga KShPK theksojnë se në varësi të fondeve që disponojnë, do të bëjnë edhe përzgjedhjen e sasisë së verifikimeve.

Gjyqtarët dhe funksionarët tjerë, sipas planit vjetor për kontrollimin e statusit të pronës dhe interesave të KShPK-së, do të verifikohen në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit. Midis gjyqtarëve, prona e të cilëve do të verifikohet, janë dy kryetarë gjykatash.

Paralelisht me KShPK-në, procedurat e veta për verifikimi, por dhe për punën e gjykatësve, vitin e ardhshëm do t’i kryej edhe Këshilli gjyqësor. Seancat e gjata gjyqësore, zvarritjet e panumërta dhe procedurat joefikase do të jenë pjesët ku do të verifikohet puna e gjyqtarëve.

Metodologjia për pastrimin e gjyqësorit gjithashtu mori dritën jeshile nga Këshilli i reformës në drejtësi. Qëllimi i të gjitha këtyre procedurave, sipas njoftimeve të Qeverisë, është rikthimi i besimit të qytetarëve në organet gjyqësore.

Puna e prokurorisë është gjithashtu një nga profesionet më të kritikuara në vend. Lidhur me punën e tyre, Prokurori Publik Lubomir Joveski, në takimin e Vitit të Ri me gazetarët, theksoi se gjatë këtij viti filluan procedurat disiplinore kundër pesë prokurorëve publik të cilët kryen dëmtime gjatë punës së tyre. Njëri prej këtyre prokurorëve, tek i cili ishte konstatuar se kishte punuar në mënyrë joprofesionale, dha dorëheqje, gjë që u konfirmua nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Ndryshe, vitin që po lëmë pas, Komisioni Antiorrupsion nuk bëri asgjë në lidhje me verifikimin e statusit të pasurisë së gjyqtarëve, të cilin e paralajmëroi në janar të këtij viti. Nuk pati rezultat nga kontrolli i pyetësorëve për shkak të sjelljeve të mundshme korruptive të ish-kryetarëve të gjykatave Jovo Vangellovski dhe Vlladimir Pancevski, ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandra Zafirovska dhe të tjerët, diçka që Antikorrupsioni e paralajmëroi qysh në mars të vitit 2019.

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovska, në gusht të këtij viti konfirmoi se projekti për verifikim të statusit të pasurisë së gjyqtarëve dështoi dhe e fajësoi Këshillin Gjyqësor për atë. Kryetari i Këshillit gjyqësor Kiro Zdravev, nga ana tjetër, tha se ai nuk mendon se Ivanovska duhet të shfajësohet përmes tyre, por se ata duhet të fillojnë të bëjnë atë që është përgjegjësia e tyre.

Më 23 janar të vitit që po lëmë pas(2020), Ivanovska njoftoi se do të bëhej një listë e gjyqtarëve, statusi i pasurisë së të cilëve do të verifikohej, me ndihmën e Këshillit gjyqësor.

Më 27 Mars 2019, Ivanovska tha që së pari do të kontrollonte pyetësorët e ish-kryetarëve të gjykatave Jovo Vangellovski dhe Vlladimir Pançevski, ish-kryetares së Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska, gjyqtares Sofija Llalliçiq dhe Svetllana Kostova, të cilët ishin përmendur në bomba se si drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov u kishte ndihmuar atyre gjatë përzgjedhjes. Ivanovska përmendi që këta gjyqtarë ishin përmendur edhe në raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe se origjina e pasurisë së tyre do të hetohej për shkak të sjelljeve të mundshme korruptive.

Ndërkohë pas akuzës se antikorrupsioni nuk kishte bërë punën e vet, pati reaguar kryetarja e Komisionit për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, e cila tha se kontrolli i gjendjes pronësore të gjykatësve shkon me ritëm të ngadalësuar për shkak se kanë numër të reduktuar të punonjësve, nuk janë të lidhur me institucionet tjera dhe nuk kanë softuer me të cilin mund të bëjnë zgjedhje objektive të gjykatësve për kontroll.

Komisioni për parandalim të korrupsionit, duke e përfshirë kryetaren Biljana Ivanovska, është zgjedhur më 8 shkurt 2019. Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni për Antikorrupsion paralajmëroi që në vitin 2020 do ta kontrollojë pronën e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Gjykatësit dhe prokurorët publik do të jenë pjesë e planit vjetor për monitorim të gjendjes pronësore për vitin 2020”, thuhej atëkohë në komunikatën e Komisionit për parandalim të korrupsionit nga 2 dhjetori 2020. Por tashmë ky ‘mision’ i këtij institucioni, është zhvendosur në planin vjetor të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button