Spitali modular në Strugë është në përfundim e sipër

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitali i përgjithshëm në Strugë ngriti një qendër mobile për pacientët e sëmurë ng kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Brako” nga Velesi dhe “Ari dhe Tom” nga Vallandova janë kompanitë që ndërtojnë spitalet modulare në 17 komuna në të gjithë vendin, me pak më pak se 3.5 milion euro, hua nga Banka Botërore.

Sipas njoftimeve, spitalet e mobile në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë duhet të jenë gati këto ditë, ndërsa harxhimet për një spital janë rreth 200,000 euro.

Spitali i përgjithshëm Strugë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet për mbrojtje nga covid-19 dhe të qëndrojnë të sigurt.

Sipas informacionit më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Strugë dje ka pasur 343 raste aktive të kovid-19, ndërsa në qendrën kovid në Spitalin e përgjithshëm në Strugë ishin të hospitalizuar 36 të sëmurë nga kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button