PERANDORI BEZDIE

Po ik viti i vjetër me bilance të zeza. Një vit me shumë lamtumira, ndarje, dhimbje e trishtime. Një vit me shumë nekrologji nëpër rrjetet sociale.

E lodhur dhe pa sens duket edhe festa në këtë qytet të sunduar nga bezdia e pasosur, me njerëz që lëvizin si marioneta dhe flasin me klishe. Nuk dinë ku është fundi a fillimi. Lirinë e kërkojnë nëpër thasë babadimri.

Godoja s’do vijë sot. Djaloshi pritet të vijë sërish. E njëjta pritje, e njëjta temë, e njëjta bezdi shumëfishohet shumëfish.

Herë jemi si Vladimiri, herë si Estragoni. Presim pakëz dritë të sjellë Godoja në botën e pakuptimtë.

Në perandori bezdie nuk ka dallime, ndryshime. Vdekërojmë duke bërë se jetojmë në botën ku ka gjithnjë e më pak lule. Presim dhe vetëm presim në vend se të nisemi. Sipas Beketit, duke fjetur nuk realizohen ëndrrat…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. perfecte
    asnje germe apo presje per te shtuar ose larguar
    tekst qe do ta kisha afishuar tavolinave te kafeterive ku diskutohen politikanet tane per askund, tekst qe do ta kisha ngjitur me te tre duart qe kam haha vitrinave te librarive, dritareve te shkollave, fakulteteve, instituteve qe bejne sikur punojne, nje tekst te dyert hyrese te ministrive dhe Qeverise me jokapacitete ofenduese
    SALO nuk di cilen fjale…?
    ama ne fakt vecme e thash ne fillim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button