Dy tërmete të reja me mbi 4 ballë goditën sërish Kroacinë

Dy tërmete të reja, të forta, me epiqendër në Petrinjë, me intensitet 4.7 dhe 4.8 ballë, goditën sërish këtë mëngjes Kroacinë. Tërmeti në orën 6:15 të mëngjesit kishte një intensitet prej 4.7 ballë, ndërsa pak më vonë edhe një tjetër me 4.8 ballë me epiqendër në zonën Petrinja, tha kreu i Shërbimit Sizmologjik Ines Ivançiq për Radion kroate, njofton Portalb.mk.

Pas tërmetit të djeshëm prej 6.2 shkallë, i cili pasoi tërmetin nga e hëna me 5.1, Petrinja u mbulua me të zeza. Shtatë persona humbën jetën, përfshirë një vajzë 12-vjeçare ..

Spitalet janë plot me të plagosur dhe ka shumë njerëz që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Epiqendra është afër Petrinjës ku edhe është ndjerë më së shumti.

Ky është tërmeti më i fortë në Kroaci në 140 vitet e fundit.

Ndërkohë, shumë banorë të Glinës dhe Majske Poljanes kaluan natën në rrugë pranë zjarrit nga frika e ndonjë tërmeti të ri pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan plotësisht në katastrofën e djeshme.

Shumica kanë fjetur në makinat e tyre para shtëpive ose nuk kanë fjetur fare.Kjo u konfirmua nga kryetari i Komunës së Glinës, i cili foli këtë mëngjes në emisionin “Mirëmëngjes Kroaci”.

“Një ose dy minuta më parë kemi ndjerë një tërmet. Dëgjova kryetarin e komunës së Petrinjës, është e njëjta gjë edhe në Glinë, asgjë më mirë, disa njerëz ishin akomoduar, disa nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre, kaluan natën në makina, shumica e njerëzve ishin të shqetësuar. Gjatë ditës do të vizitojmë vendbanimet e tjera. Kemi 35,36 vendbanime të prekura nga tërmeti. Ndihma po vjen nga të gjitha anët, është e vështirë të thuash atë që na duhet, çadra me siguri, por gjatë ditës do ta dimë më mirë”.

“Diku shtëpitë u rrafshuan, diku ranë oxhaqet,” deklaroi kryetari i komunës së Glinës për HRT.

“Për fat të keq, pesë njerëz të vdekur nuk janë me ne. I larguam dy nga rrënojat”, tha ai.

Kujtojmë që në një vend afër Glinës, pesë persona vdiqën në Majske Poljane.

Ndryshe, shumë qytete në Slloveni, përfshirë kryeqytetin Lubjana si dhe Nova Gorica, Maribor, Celje, Ptuj u lëkundën dje në orën 12:20 sipas kohës lokale nga tërmeti 6.3 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Petrinjë të Kroacisë.

Funksionimi i centralit bërthamor Kërshko u ndërpre si masë paraprake pas tërmetit. Seanca e Kuvendit të Sllovenisë gjithashtu u ndërpre dhe dëmtimi i vogël u regjistrua në ndërtesën e tij në Lubjanë. Në një pjesë të Mariborit ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, bëjnë të ditur raportet e mediave në Slloveni.

Përveç Sllovenisë, tërmeti u ndie edhe në Serbi, Mal të Zi, Hungari, Bosnjë e Hercegovinë, Austri dhe madje edhe në Gjermani..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button