RMV, u arrestua pasi në veturën e tij “Opel Meriva” u gjetën 4800 mjete piroteknike, afër 30 mijë të tilla u gjetën në tre vende

Aksioni i Policisë në Maqedoninë e Veriut për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike sot vazhdoi me konfiskimin e afër 30 mijë mjeteve piroteknike, duke u shoqëruar edhe me arrestime, transmeton Portalb.mk.

“Rreth orës 12:30 në rrugët “Borçe Jovanovski” dhe “Braqa Gjinovski” në Gostivar, punonjësit policor të SPB Tetovë-Reparti për punë të brendshme Gostivar e privuan nga liria 48 vjeçarin B.A. nga Gostivari, pasi në veturën e tij “Opel Meriva” janë gjetur dhe konfiskuar 4800 mjete piroteknike dhe 35 vjeçari nga Gostivari S.K prej të cilit janë marrë 1835 mjete piroteknike”, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

Policia sqaroi se aksione të tilla janë realizuar në Gostivar, Shtip dhe Manastir, ku u arrestua 57 vjeçari N.SH. te i cili u konfiskuan 6939 mjete piroteknike. Në Shtip, në veturën e 52 vjeçarit janë gjetur 2900 mjete të tilla.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut këtë muaj ka përforcuar kontrollet kundër shitjes së mjeteve piroteknike, duke arritur që deri javën e kaluar të konfiskojë mbi 147 mijë mjete piroteknike dhe duke arrestuar disa shitës të tyre.

Gjatë aksioneve të tilla, në Bit Pazar janë marrë mbi 2500 mjete të tilla, duke u shoqëruar edhe me arrestimin e 30 vjeçarit Q.Sh. dhe 23 vjeçarit A.A., derisa në Tetovë u arrestua 46 vjeçari R.Sh dhe 20 vjeçari B.A. për shkak shitjes së mjeteve piroteknike, nga të cilët ishin marrë rreth 300 mjete të tilla.  Gjithashtu në Tetovë, më saktësisht në Reçicë të Vogël ishte arrestuar 41 vjeçari S.M. pasi në objektin e tij ishin gjetur 27,594 mjete piroteknike, të cilat u konfiskuan nga policia. Gjatë aksioneve policore, në çantën e qytetarit P.P. nga Manastiri ishin gjetur 886 mjete piroteknike nga lloje të ndryshme, derisa po kalonte si këmbësor Pikën Kufitare në Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button