RMV, shteti e bleu gazsjellësin, u zgjidh kontesti prej një dekade ndërmjet Makpetrollit dhe Qeverisë

Kuvendi me 60 vota “pro”, 30 “kundër” dhe pa abstenime e miratoi Ligjin për zgjidhje të kontestit ndërmjet Qeverisë dhe Makpetrollit me marrëveshje. Makpetroll dhe shteti kanë pasur kontest për atë se kush ka më shumë aksione në gazsjellësin, mbi 12 vite, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në nëntor të vitit 2019, Makpetroll SHA Shkup dhe Qeveria e Maqedonisë kanë kërkuar ndërmjetësim në Qendrën për zgjidhje të kontesteve të Komunitetit Energjetik për rregullim përfundimtar, ligjor dhe të drejtë të marrëdhënieve të tyre pronësore në GA-MA Shkup, në pajtim me Ligjin për energjetikë dhe me Pakon e tretë energjetike, që është inkorporuar në Ligj.

Në dhjetor të vitit 2019, Qeveria në vazhdim të punës në seancën e rregullt numër 171, e miratoi Vendimin për aprovim të mjeteve nga buxheti për vitin 2019 për blerje të pjesës së GA-MA SHA Shkup në shumë prej 32 milionë euro.

Debati për Ligjin, ditëve të kaluara u zhvillua në atmosferë të tensionuar me kundërshtime të ashpra nga ana e opozitës. VMRO-DPMNE kërkojnë nga presidenti Stevo Pendarovski të mos e nënshkruajë dekretin për këtë ligj.

“Shteti nuk kishte ndjesi për problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit, shteti nuk ka asnjë lajm nga prokurimi i vaksinës për Kovid-19 nga i cili çdo vdesin nga 10-ra qytetarë tanë, mirëpo për atë në mënyrë kontrabandiste i ka ndarë 33  milionë euro Makpetrollit”, reaguan nga VMRO-DPMNE.

Kompania Makpetroll SHA në komunikatë për opinionin reagoi në akuzat e VMRO-DPMNE-së, me ç’rast theksuan që kanë obligim për ta respektuar Ligjin për energjetikë, i cili është i harmonizuar me Pakon e tretë energjetike dhe duhet ta shesin pjesëmarrjen e tyre prej 50% në GA-MA SHA Shkup për shkak se nuk mund më në njëjtën kohë t’i kryejë veprimtaritë tregti dhe furnizim me gaz natyral dhe transmetim të gazit natyral.

“GA-MA SHA Shkup është formuar si shoqatë aksionare në pronësi të Makpetroll SHA Shkup dhe Qeveri me nga 50% nga kapitali i përgjithshëm themelues i Shoqërisë në shumë prej 37.612.500 euro.Nga viti 2006 deri sot, GA-MA SHA ka investuar rreth dhjetëra milionë euro në zhvillimin e sistemit të gazsjellësit të vendit. Me qëllim të konstatimit të vlerës aktuale të GA-MA SHA Shkup, para realizimit të transaksionit, është bërë vlerësim i vlerës tregtare të Shoqërisë nga ana e vlerësuesve të autorizuar, të angazhuar nëpërmjet Byrosë për ekspertizë gjyqësore si organ i drejtorisë shtetërore në përbërje të Ministrisë për Drejtësi. Me vlerësimin e përcaktuar të vlerës tregtare të GA-MA SHA në shumë prej 65.547.810 euro, nga e cila 50% në shumë prej 32.773.905 euro i përkasin SHA Makpetroll Shkup. Sipas kësaj, SHA Makpetroll Shkup nuk fiton asgjë nga askush. Përkundrazi, shteti blen objekt kapital nga Makpetroll SHA Shkup me çmim real, që veç më funksionon në sferën e gazifikimit të shtetit,” thuhet në komunikatën nga kompania.

Me votimin e ligjit, GA-MA kalon në 100% pronësi shtetërore.

Po të mos zgjidhej kontesti ndërmjet Qeverisë dhe Makpetrollit, do të vihej në pikëpyetje funksionaliteti i gjithë projektit të gazifikimit në shtetin tonë, ndërsa të mundshme ishin edhe dënimet nga ana e Komunitetit Energjetik.

“GA-MA” është kompani për transmetim të gazit natyral dhe menaxhim me sistemin për transmetim të gazit natyral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button