“Duo Skupi” vjen me koncertin online me këngë të përpunuara shqiptare dhe maqedonase

Jeta Starova Mehmeti me flautë dhe Ermal Mehmeti me violinë, në kuadër të “Duo Skupi” sot do të realizojnë koncertin e tyre të radhës duke filluar prej orës 18:00, transmeton Portalb.mk.

“Në programe janë këngë të vjetra të përpunuara maqedonase dhe shqiptare, valle mes të cilave ”Mbrëmë deshta të vijë”, “Vallja e kasapit”, “Një lule”, “More Sokol pie”, “Vallja e Shkupit”, “Vallja e Pajdushkës”, “Vijnë vaporët”  si temë për flaut dhe violin”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të realizohet online në Youtube, si pjesë e Qendrës Kulturore Informative (QIK) të RMV-së në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button