Afër një mijë pacientë po shërohen në qendrat për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në qendrat shëndetësore ku pranohen pacientët në lidhje me Kovid-19 gjenden 573 pacientë, duke theksuar nga Ministria e Shëndetësisë se akoma ka vende të lira, transmeton Portalb.mk.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve që po shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet në vend është 985 dhe ka rreth 320 shtretër të lirë në qendrat për kovid”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar se në të gjitha qendrat ka qasje në aparatet për oksigjen.

Në repartin infektiv në Tetovë po shërohen 31 pacientë, ndërsa në Gostivar janë duke u shëruar 37 pacientë.

Gjithashtu raportohet se në spitalin e Kumanovës po shërohen 90 pacientë, në atë të Manastirit po shërohen 41 pacientë, në Kërçovë 10, në Shtip 53 pacientë, 30-të në Veles, Strugë 36, Prilep 70, Ohër 60, Strumicë 52, Koçani 15, Kavadarci 29, Gjevgjeli 14 dhe në Dibër 5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button