Filipçe paralajmëroi se mjekët do të mund të operojnë edhe në spitalet publike edhe në private nëpër gjithë shtetin

Me propozim e ri të ligjit për mbrojtje shëndetësore, mjekët do të munden të udhëtojnë sipas nevojës në qytet tjetër të shtetit që të ofrojnë shërbim shëndetësor. Këtë e ka paralajmëruar për Meta-n ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se kjo risi është reforma më e rëndësishme në shëndetësi që planifikohet të ndodhë në vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

“Ligjërisht, çdo mjeku do t’i lejohet të bëjë marrëveshje me cilindo institut shëndetësor apo sipas nevojës me ato private, që të mund shërbimin e tij ta jep kudo qoftë në vend”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, me këtë risi do të mundësohet që mjeku të mos jetë i kufizuar në mënyrë strikte të punojë vetëm në institutin ku është i punësuar, por ekspertizën e tij, njohurinë dhe shërbimin do të mund ta ofrojë nëpër gjithë shtetin aty ku do të ketë nevojë, duke theksuar se me këtë në vend që pacientët të udhëtojnë nga qytetet e tjera në Shkup, do të udhëtojnë mjekët.

Ai tha se mjekët do të paguhen për shërbimin dhe se kjo është praktikë e shteteve evropiane.

Sipas ministrit, edhe në vitin e ardhshëm Covid-19 do të jetë sfidë, ndërsa duhet të investohet në mjek dhe punonjës shëndetësor. Filipçe pret që në fillim të vitit, të arrijë vaksina dhe shpreson që numri i rasteve të reja do të ulet.

“Prej gjithë kësaj kemi mësuar shumë si shtet, mësuam se shëndetësia është shtylla e shtetit dhe se duhet ta përforcojmë dhe ta avancojmë në vazhdimësi. Është dëshmuar se masa e vërtetë ka qenë investimi në punonjës shëndetësor. Pagat për specialistë janë rritur dyfish që nga viti 2017 dhe kjo ka qenë stimulim i konsiderueshëm që të menaxhohet më mirë kriza e përgjithshme shëndetësore”, tha Filipçe.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button