Kryeministri kroat Plenkoviç pas tërmetit në Petrinjë: Nuk është e sigurtë të jesh këtu

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç arriti në Petrinjë menjëherë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.3 ballësh sipas Rihterit, i cili goditi Kroacinë rreth orës 12.20 sipas kohës lokale, për të parë në vendngjarje shkallën e dëmtimit që shkaktoi tërmeti, raporton Anadolu Agency (AA).

Së paku 20 të lënduar nga tërmeti në Petrinjë të Kroacisë janë shtruar në spital, një fëmijë ka ndërruar jetë.

Ai konfirmoi se Darinko Dumboviç, kryetari i Komunës së Petrinjës e kishte informuar atë se një vajzë ka vdekur nga tërmeti.

“Kemi informata se një vajzë ka humbur jetën, na njoftoi kryetari i bashkisë. Tani për tani, ne nuk kemi asnjë informacion tjetër për viktima eventuale, por nuk mendoj se këtë dikush mund të thotë me siguri në këtë moment”, tha Plenkoviç për mediat kroate.

Ai theksoi se të gjitha shërbimet e shpëtimit erdhën në Petrinjë për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave dhe kërkimin e njerëzve nën rrënoja.

“Të gjithë janë atje. Për fat të mirë, ka një kazermë në Petrinja, ushtria është këtu. Shërbimet e urgjencës, policia, mbrojtja civile, zjarrfikësit po vijnë nga Zagrebi, HGSS do të vijë nga Spliti, helikopterët ushtarakë shkuan t’i marrin, kështu që ne do të ndërmarrim gjithçka. Ne do të duhet të gjejmë strehim alternativ. Kontejnerët do të vijnë, do të duhet të heqim disa njerëz nga Petrinja, sepse nuk është e sigurtë të jesh këtu. Kjo tani është e qartë sikur dita”, tha kryeministri kroat.

Plenkoviç sqaroi se menjëherë pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur, shkoi në Petrinjë, por gjithashtu tha se Qeveria dërgoi të gjitha shërbimet e urgjencës në këtë qytet kroat.

“Na vjen keq. Kjo është një tragjedi”, përfundoi Plenkoviç.

Pas një tërmetit me fuqi prej 6.3 ballë sipas Rihterit, 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, sizmologët pas më shumë se një ore regjistruan 4 tërmete të dobëta prej 3 dhe 4.5 ballë.

Tërmeti shkatërrues në Kroaci, ndërpritet funksionimi i centralit bërthamor në Slloveni

Shumë qytete në Slloveni, përfshirë kryeqytetin Lubjana si dhe Nova Gorica, Maribor, Celje, Ptuj u lëkundën sot në orën 12:20 sipas kohës lokale nga tërmeti 6.3 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Petrinjë të Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Funksionimi i centralit bërthamor Kërshko u ndërpre si masë paraprake pas tërmetit. Seanca e Kuvendit të Sllovenisë gjithashtu u ndërpre dhe dëmtimi i vogël u regjistrua në ndërtesën e tij në Lubjanë. Në një pjesë të Mariborit ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, bëjnë të ditur raportet e mediave në Slloveni.

Përveç Sllovenisë, tërmeti u ndie edhe në Serbi, Mal të Zi, Hungari, Bosnjë e Hercegovinë, Austri dhe madje edhe në Gjermani.

Sipas informacioneve të para, një fëmijë humbi jetën në tërmetin shkatërrues në Petrinjë dhe shumë qytetarë u lënduan.

Trupat shtesë të Ushtrisë së Kroacisë mbërritën në Petrinjë. Zjarrfikës të shumtë, mjekë dhe ekipe të Shërbimit të shpëtimit malor po vijnë për të ndihmuar të lënduarit.

Dëmet materiale në të gjithë rajonin kroat Banija janë të mëdha. Shumë ndërtesa banimi dhe komerciale u shkatërruan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button