Është mbyllur një lokal në Tetovë, u gjetën 100 persona pas orarit të lejuar për punë

Dje në ora 23:45, pjesëtarë të policisë nga Reparti kriminalistik – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe materie të tjera të rrezikshme pranë SPB-së në Shkup në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut pas denoncimeve paraprake kanë kontrolluar një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë – Zhelinë, nga ku konstatuan se objekti punonte në kundërshtim me ligjin, gjegjësisht masave për përballje me virusin korona, informojnë nga MPB-ja, shkruan Portalb.mk.

 “Pas kontrollit në këtë objekt u gjetën 94 persona, nga të cilët 73 mysafirë, 17 shtetas të huaj edhe atë: Shqipërisë, Bosnja Hercegovinës, Serbisë dhe Moldavisë. Gjithashtu, pas kontrollit është gjetur edhe marihuanë dhe metadon, kështu u arrestuan dy persona kundër të cilëve do të procedohet padi penale bazuar në nenin 215 të Kodit Penal. Kundër 17 personave do të ketë denoncim të caktuar bazuar në nenin 418 nga Kodi Penal ndërsa kundër pronarit të lokalit do të ketë padi sipas nenin 206 të Kodit Penal. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe tre sanksione për mos pasje të letërnjoftimit dhe janë mbajtur në SPB – Tetovë deri në identifikimin e tyre. Pas kontrollit të objektit, janë gjetur para të cilat mbaheshin në rafte të veçanta” njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërkaq, nga ana e Inspektoratit të Tregut është shqiptuar ndalesë për kryerjen e veprimtarisë në afat prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button