Mel Gibson, babai i fëmijeve të Foster?

Mel Gibson është vendosur në qendër të spekulimeve mbi atësinë e fëmijëve të aktores Jodie Foster. 

Zërat nisën të qarkullojnë pasi Jodie, e cila nuk ka zbuluar asnjëherë atësinë e djemve të saj, falenderoi mikun e saj Gibson, për mbështetjen që i ka dhënë ndër vite gjatë fjalimit të saj emocional në ndarjen e çmimeve të “Golden Globe”. Për më tepër, Gibson ishte ulur në të njëjtën tavolinë me familjen Foster, përkrah fëmijëve Charles, 14 vjeç dhe Kit, 12 vjeç. Foster ka deklaruar se nuk do t’ia tregojë djemve derisa të mbushin 21 vjeç.

Ditën e premte, e përditshmja “New York Post” publikoi një artikull të bazuar në ekspertizën e një gjenealogjist, i cili vlerësoi se 14-vjeçari Charles dhe 12-vjeçari Kit kanë një ngjashmëri të “çuditshme” me aktorin 57-vjeçar.

Sipas gazetës, eksperti arriti të përcaktojë me një përqindje të madhe se Mel Gibson ka një lidhje gjenetike me fëmijët e Foster dhe duke qenë se e vetmja lidhje mund të jetë ajo baba-djalë, ka shumë shanse që ai të jetë babai i tyre natyror.

Jodie dhe Gibson u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Maverick”, në vitin 1994 dhe që prej atëherë konsiderojnë secilin si miq të ngushtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button