Filipçe dhe Danillovski dakorduan formimin e një organi këshillues për Covid-19 të përbërë prej mjekëve pensionist

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me Dragan Danillovskin në të cilën ka falënderuar në bashkëpunimin e deritanishëm në tejkalimin e pandemisë me korona krizën dhe siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, është dakorduar formimi i trupit joformal adekuat prej profesorëve në pension nga Fakulteti i Mjekësisë, me qëllim analizimin e situatave rrjedhëse në shëndetësi, transmeton Portalb.mk.

“Në fund të këtij viti dua t’i shpreh falënderim të posaçëm profesorit Dragan Danillovski për gjithë kontributin e deritanishëm në krizën e koronës. Ai ka pasur qasje profesionale dhe konstruktive ndaj mediave, me çka ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në fushatën informative. Përkrah kësaj, këshillat e tij për mua dhe gjithë ekipit në raport me menaxhimin dhe projektimin për zhvillimin e pandemisë, ishin të një rëndësie të madh. Sot në takim u dakorduam të formohet trup joformal këshillues prej profesorëve në pension nga Fakulteti i Mjekësisë, me qëllim analizimin e situatave rrjedhëse në shëndetësi. Besoj se edhe më tej do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button