Nëse votohet ligji i ri për revidim të proceseve të montuara politike, gjykatës, prokurorë dhe policë duhet të japin përgjegjësi

Një ligj jo aq i afirmuar që propozohet dhe tani më është në procedurë kuvendore, për përsëritje të proceseve të montuara gjyqësore, mund të jetë një nga metodat me të cilat do të filtrohet gjyqësori, prokuroria dhe strukturat në MPB. Për çdo rast të tillë të hapur, do të ketë një gjykatës ose prokuror më pak, ashtu që ende i pa-miratuar, Propozim-ligji për rishqyrtim të fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore, praktikisht konsiderohet për selektim të gjykatësve, që do ta bëjnë vetë gjykatësit, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Propozim-ligjin për rishqyrtim të fakteve dhe provave që janë përdorur në procedurë gjyqësore e parashtruan deputetët Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike dhe Maja Moraçanin e Mirosllav Bogdanovski nga RDM dhe ligji parimisht personave me aktgjykime të plotfuqishme (të gjallë ose të vdekur) që do të dëshmojnë me fakte se kanë qenë viktima të procesit të montuar politik në periudhën nga 2007 deri 2017, të fitojnë mundësi për ta përsëritur procedurën.

Kërkesa do të jetë falas, gjykata do të duhet të përgjigjet për 60 ditë. Nëse gjykata ia pranon ndonjë personi kërkesën për përsëritje të procedurës, aktgjykimi kundër tij anulohet, i kthehet prona e konfiskuar nëse ka pasur të tillë dhe gjykimi fillon nga e para. Familjarët mund të parashtrojnë kërkesë për anëtarë të ndjerë të familjes së tyre i cili ka qenë i gjykuar në mënyrë të padrejtë.

Mirëpo, do të ketë përgjegjësi për pjesëmarrësit në procedurë. Momenti kur gjykatësi nga gjykata kompetente, në të cilën është mbajtur procedura, do të miratojë përsëritje të procesit gjyqësor, në atë moment do të drejtohet gishti për përgjegjësi: drejt kolegut të vet që e ka përcaktuar paraburgimin e pabazë, kolegut i cili e ka udhëhequr gjykimin, kryetarit të atëhershëm të gjykatës, prokurorit, krim-teknikën ose në DSK. Kjo do të varet nga ajo kush ka imputuar prova, kush ka përdorur ose ka përpiluar aktakuzë me prova të imputuara dhe me PI-masa të paligjshme, kur ka mbyllur sytë para dëshmitarëve të rrejshëm, cili kryetar ka gjetur gjykatës të përshtatshëm për ta gjykuar personin në procesin e montuar, ndërsa ai gjykatës është pajtuar.

Në pyetjen për parashtruesin e ligjit, Pavle Trajanov që çdo pranim i ndonjë kërkese të këtillë mund të nënkuptojë së paku një gjykatës apo prokuror më pak, ai u përgjigj:

“Reforma pa revidim të punës së gjykatësve dhe policëve të ish Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Byrosë për siguri publike, nuk ka”.

“Nuk kërkohet amnisti për viktimat e proceseve të fabrikuara gjyqësore, por gjykim i drejtë për ata që u janë shkelur të drejtat, për ato raste të cilat sipas të gjitha analizave janë klasifikuar si procese politike dhe duhet të shihet roli i të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në këto procese. Kërkojmë të rishqyrtohen faktet dhe provat që janë përdorur në ato procedura, në bazë të cilave vendimi gjyqësor: nëse kemi vendim gjyqësor në bazë të keqpërdorimeve të sistemeve për përgjim, ose në mënyrë selektive janë prezantuar bisedat, apo në qoftë se janë nxjerrë nga konteksti, apo nëse është përdorur dëshmitar i mbrojtur, në esencë dëshmitë e rrejshme sikur në rastin ‘Likuidimi’ dhe në bazë të atyre ‘provave’ është miratuar aktgjykim. Ose, nëse ka keqpërdorim të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore me zgjedhje të rastit, nëpërmjet AKMIS-it, në çdo gjykatë, për çka një proces i tillë gjyqësor është në rrjedhë, ku në dorë lëndët u janë ndarë gjykatësve politikisht të përshtatshëm. Këto të gjitha janë baza për gjykim të sërishëm e të drejtë”, thotë Pavle Trajanov.

Ai ndërlidhet edhe me shkeljen e prezumimit të pafajësisë, që gjithashtu është bazë për parashtrim të kërkesës për përsëritje të procedurës:

“Së pari përcaktohet kush duhet të jetë lëndë eотстрел/kontrollit. Pastaj ai arrestohet para mediave të ftuara të përshtatshme për t’i publikuar incizimet nga arrestimi dhe krejt kjo me qëllim që publikisht ta turpërojnë personin. Nga ky moment ai person është i gjykuar, përveç asaj që me atë bëhet më tutje presion mbi policinë, mbi prokurorin publik , në gjykatë. Unë kam biseduar me më shumë gjykatës i shqyrtojnë provat që i siguron policia. Ata thonë: “Ne nuk jemi kompetent për atë. Si vijnë, i pranojmë. E dinë që nëse rishqyrtohet ndonjë provë, ajo është e rrejshme, por e pranon atë dhe mbi ato bazon vendim gjyqësor”, beson Trajanov.

Ai sqaron si ndërtohet rast politik:

“Do të përcaktojnë kush duhet të përndiqet për shkak të qëndrimeve të kundërta politike, biznes konkurrencës apo për hakmarrje dhe mbajnë takim: MPB, prokuror, ndërsa jo rrallë edhe gjykatës tek i cili ‘rastësisht’ duhet të bie dhe ai ta menaxhojë atë proces gjyqësor. Vendimi përfundimtar praktikisht miratohet aty, më tej gjykimet e mëtutjeshme janë vetëm formalitet”, thotë Trajanov dhe pohon që vetëm ashtu “mund të shihet roli individual i secilit nga institucionet e përmendura në ndërtimin e rastit të montuar për shkak të të cilave dhjetëra qytetarë kanë qenë të gjykuar në mënyrë të padrejtë”.

Ligji i propozuar në nenin 2 thuhet që të gjitha procedurat penale dhe të tjera gjyqësore në të cilat vendimet janë miratuar në kundërshtim të parimit të sundimit të së drejtës dhe respektimit të normave përgjithësisht të pranuara, me aplikim të parregullt të të drejtës dhe me vlerësim selektiv, të njëanshëm dhe të pasaktë të fakteve dhe provave me shkeljen e të drejtave të të dënuarve, do të përsëriten nëse ekziston:

  • shkelje e të drejtës për barazi në të drejtat dhe liritë me shkeljen e të drejtës për liri dhe të drejtën për jetë;
  • shkelje e të drejtës për pacenueshmëri të integritetit fizik dhe moral;
  • shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë në procedurë;
  • shkelje e parimit – garanci për sigurinë dhe fshehtësinë e të dhënave personale;
  • keqpërdorim i dëshmitarit të mbrojtur me përdorim të dëshmitarit të rrejshëm, polic apo agjent provokator;
  • keqpërdorim i masave të posaçme hetimore me përgjim të komunikimeve;
  • keqpërdorim i institutit marrëveshje me paditësin e autorizuar me detyrim të personave të dënuar për nënshkrim të marrëveshjes për dënim dhe përdorim të marrëveshjes si dëshmi të dëmit të personave tjerë që kanë marrë pjesë në procedurën e njëjtë;
  • aplikim i padrejtë i të drejtës;
  • keqpërdorim i sistemit për shpërndarje të lëndëve gjyqësore (AKMIS);
  • shkelje e të drejtës për mbrojtje dhe
  • në të gjitha rastet tjera të fabrikimit ose montimit të fakteve dhe provave.

Përsëritja do të thotë anulim i aktgjykimeve dhe veprimeve të plotfuqishme të organeve tjera shtetërore që janë ndërmarrë në bazë tyre atyre aktgjykimeve dhe kthim të gjendjes fillestare të të drejtave dhe pronës së personave të dënuar, para privimit të tyre nga liria, jeta dhe të drejtat tjera.

Kërkesat për gjykim të drejtë, me prova për gjykime dhe aktgjykime të fabrikuara, qytetarët e dëmtuar do të mund t’i parashtrojnë vetëm në afat prej një viti pasi të miratohet ligji. Parashikimet e shumicës qeveritare janë që ai do të vjen në debat kuvendor në shkurt ose mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button