RMV, MPB-ja ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve, opozita akuzon se janë policë partiak

Ministria e Brendshme (MPB) sot shpalli konkurs publik për pranim të 600 policëve të rinj. Siç informuan nga Ministria e Brendshme, në rajonin e SPB Shkup do të pranohen 100 punonjës, ndërsa 50 policë do të punësohen në SPB Strumicë, SPB Ohër, SPB Manastir, SPB Kumanovë dhe Qendra rajonale për çështje kufitare në veri, njofton Portalb.mk.

Në njoftimin e paralajmëruar, 30 zyrtarë policorë do të pranohen në SPB Tetovë, SPB Shtip, SPB Veles, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare në perëndim, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare jug, Reparti për Mbrojtjen e personave të caktuar dhe objekteve, si dhe njësive për shpërndarje të shpejtë.

20 do të punësohen në qendrën Rajonale për çështjet kufitare në lindje dhe në Njësinë e forcës speciale.

“Pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur për zyrtar policor nënshkruajnë kontratë për trajnim themelor për zyrtar policor për një periudhë prej një viti, e cila do të zhvillohet në Qendrën e trajnimit në Ministrinë e Brendshme dhe në të njëjtën referohen me 10% numër më të madh të kandidatëve për polic nga numri i vendeve të lira të për të cilat është shpallur ky konkurs, gjegjësisht gjithsej 660 kandidatë do të dërgohen në Qendrën e Trajnimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Partia opozitare VMRO-DPMNE doli me reagim publik. Nga kjo parti thonë se ministri Oliver Spasovski do të punësojë 600 ushtarë partiak në kurrizin e popullit. VMRO akuzoi se Ministria e Brendshme po bëhet polici partiake, ndërsa deklaruan se kanë informacione që në shtabet komunale të LSDM-së bëhen listat se cilët persona do të punësohen në Ministrinë e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, njoftimi është në përputhje me nevojat organizative, si dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve të punëve të brendshme dhe të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button