Shilegov: Do të kandidohem për kryetar të Qytetit të Shkupit edhe për një mandat të dytë

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të tij të parë. Më pak se një vit para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor 2021, Shilegov në një intervistë për SDK njoftoi se dëshiron të kandidohet për një mandat tjetër katër-vjeçar dhe do të kërkojë mbështetje nga partia amë LSDM për kandidaturën e tij, trasnmeton Portalb.mk.

Shilegov shprehet se ka pasur një fillim të mbarë të vitit 2020 dhe rreth mesit të marsit gjithçka u ndërpre për shkak të kovid-19 dhe se kanë arritur të paktën që shërbimet ndaj qytetarëve dhe aktivitetet themelore të mos kishin pasoja të dukshme pavarësisht nga madhësia e krizës.

“Është normale që një krizë e tillë të sjell ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe është normale që ajo të reflektojë në buxhetin e Qytetit të Shkupit. Ne arritëm ta anashkalojmë atë me një investim serioz në infrastrukturë dhe pres që investimet në vitin 2021 të fillojnë të kthehen dhe do të jemi në gjendje të mbajmë në mënyrë të qëndrueshme fiskale vitin e ardhshëm, megjithëse 2020 ka lënë pasoja të rënda në Qytet, thotë Shilegov.

Sipas tij, prej ardhjes së tij në krye të Qytetit, ky institucion ka borxh vetëm 12 milion euro, një hua që u mor për herë të parë për Luna Parkun, por për shkak të korona krizës, thotë Shilegov, e rialokuan atë për të ndërtuar rrugë. Ndërsa, kredia prej 10 milion eurosh, deklaron kretari i Shkupit, për autobusët e rinj ekologjikë të blerë nga MAN-i gjerman paguhet nga NQP”Shkup”, Qyteti i Shkupit është vetëm garantues.

Lidhur me pyetjen se çfarë nuk bënë që kishin planifikuar të bënin 2020, Shilegov deklaroi:

“Do të kishim një Luna park në fazën e përparuar të zbatimit, i cili për mua mbetet ende një përparësi e lartë, megjithatë na u desh ta bëjmë atë anulim. Edhe sikur ta kishim të gatshëm Luna parkun, nuk do të ishte në përdorim, sepse ky lloj instalimi nuk lejohet për përdorim në kohë pandemie. Në varësi të mundësive financiare, është e mundur të fillohet realizimi i tij në vitin 2021”.

Sa i përket prioriteteve për vitin 2021, kreu i Qytetit të Shkupit thotë se projektimi dhe konstruimi financiar është gati që ta fillojmë urën në Karpos 4 në vazhdim të rrugës Ljubljanska afër ‘City Mall-it’, e cila do të dalë në fazën e parë afër Bardovcës në rrugën Skupi, kurse në fazën e dytë, do të lidhet me bulevardin Sllovenia, të cilin planifikojnë ta vazhdojnë për në Vollkovë. Dokumentacioni dhe një pjesë e konstruimit financiar për kryqëzimin e madh pranë Momin Potokut, thotë ai, është gati, i cili do ta vendosë atë pjesë të qytetit në një funksion tjetër dhe nga një ngushtim do të bëhet një rrugë rrjedhëse dhe moderne.

Sipas tij ky projekt është shumë kompleks, ka të bëjë me disa nivele rrugësh me mbikalime dhe nënkalime dhe mendon se aktivitetet e ndërtimit do të zhvillohen nga 1.5 deri në 2 vjet. Sidoqoftë, ai thotë se shkojnë sipas planit dhe se këtë vit kanë rindërtuar bulevardin 8 Shtatori, ndërsa tani janë duke punuar në bulevardin Nikolla Karev pranë Momin Potokut ku do të jetë kryqëzimi, ndërsa te “Hubo Market” do të bëhet një rrethrrotullim. Mund të duhet më shumë kohë, thotë Shilegov, por mendon se do të jetë një nga zgjidhjet më të mira të trafikut në qytetin tonë.

I pyetur se ku kanë mbetur paralajmërimet e tuneleve në Kala në fillim të mandatit të tij ai arsyetohet se Qyteti zgjodhi një kompani, projektimi filloi, por se nuk e morën projektin brenda afatit të paraparë, prandaj edhe e kanë zgjidhur kontratën. Plani i tij është të shpall përsëri tender në shkurt në mënyrë që të zgjedhim një partner serioz.

Ndërsa në pyetjen se a do të kandidoni për një mandat të dytë, ai thotë se ndryshimet që kanë ndodhur janë të dukshme në të gjitha fushat urbane dhe mendon se e gjithë kjo i jep të drejtë të kërkojë nga LSDM-ja ta mbështesë kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale për rizgjedhje si kryetar i Shkupit.

Ai shprehet se është i vetëdijshëm për shkelje nga ana e qytetarëve, por se po punojnë që të gjitha shkeljet e tilla të sanksionohen nga Ministria e Brendshme. Pikërisht për shkak të fenomeneve të tilla, thotë ai, që nga fillimi i mandatit të tij ka kërkuar polici komunale. Por këtë vit ndodhi covid-19 dhe çështjet e tilla nuk ishin në plan të parë. Prandaj nëse pandemia vitin vijues do të jetë pas krahëve, do të përqendrohen në zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe problemeve, të cilat prekin gjithashtu qytetarët. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button