Porosia e Faton Islamit për të rinjtë: Vendos qëllime dhe realizoi ato

I inspiruar nga yotuberët amerikan filloi duke bërë vlogs dhe arriti të bëhet njëri nga influencerët e rrjeteve sociale. Ai është 23 vjeçari nga Tetova, Faton Islami i njohur ndryshe si Phatooni, i cili tanimë i është përkushtuar një sfere tjetër, asaj të muzikës. Në intervistën e tij për Portalb ai tregoi rreth këngës së tij të fundit të publikuar disa ditë më parë që sipas tij ka marrë mbështetjen e duhur madje nuk ka munguar edhe ajo e disa artistëve të shquar. Përveç tjerash Fatoni studion dhe punon, ndërsa për të nuk është e vështirë që t’i menaxhoj të gjitha njëkohësisht.

Mesazhi i Fatonit për të rinjtë ishte “Set goals and achieve them” (Vendos qëllime dhe realizoi ato).

Faton Islami

Për të gjithë ata që se dinë kush është Fatoni dhe me çfarë merret?
Fatoni Islami ose ndryshe Phatooni është një djalë 23 vjeçar nga Tetova, student i dizajnit grafik që në të njëjtën kohë njihet për prezencën e madhe nëpër rrjetet sociale si influencer që është munduar të sjellë stilin e tij të artit në jetën reale. Publiku e njeh për videot, vlogs, muzikë, etj. Momentalisht merret po me këto gjëra për të mos harruar edhe se është edhe i punësuar në kompaninë amerikane “Slice”.

 

 

 

Faton Islami

Nga ju lindi ideja për tu bërë vloger?
Për Vlogs jam inspiruar nga YouTuberët amerikanë. Më ka pëlqyer mënyra e jetesës, gjërat e çmendura që deri diku i kam bërë bashkërisht me ekipin që punojmë si dhe influenca tek të rinjtë.

 

 

 

Faton Islami

Sa e vështirë ka qenë për ju edhe të studioni dhe njëkohësisht të jeni mjaft aktiv në rrjete sociale duke sjell çdo javë video nga më të ndryshmet për publikun?

Me thënë të drejtën mua më pëlqen ti kem mendimet strikte në kokë. D.m.th. kur jam në orë të mësimit unë jam thjesht një student, mendoj e sillem si i tillë, ndërsa kur jam i fokusuar në video e muzikë mendoj ndryshe. Normale është që nëse investon kohë në njërën më pak të ngelet për tjetrën megjithatë, unë mendoj se kam arritur ti menaxhoj mirë. Kur më pyesin çka bëj në kohën e lirë ju them që s’kam kohë të lirë ngaqë gjithmonë mundohem ti jap vetes obligime dhe ti bëj ato. E kam princip “Set goals and achieve them” (Vendos qëllime dhe realizoi ato).

 

 

Faton Islami

Përveç vlogeve ju keni sjellë edhe disa këngë, a donë të thotë kjo se do i leni pas vloget dhe do futeni ne sferën e muzikës?
Besoj që po. Mendoj se çdo rrugëtim dhe karrierë I ka periudhat e veta dhe unë mendoj që jam në periudhën e ndryshimit. Ky është ndryshimi që kam zgjedhur dhe ndjehem shumë i lumtur me këtë që po bëj. Nganjëherë ndryshimet edhe na imponohen nga rrethanat po nganjëherë edhe me vetë dëshirë. Tek unë ka qenë 50/50.

 

 

 

 

Faton Islami

Këtë javë publikuat dhe këngën tuaj më të re, si u prit kjo nga njerëzit dhe çfarë mesazhesh keni marrë?Unë mendoj që kënga ka marrë mbështetjen e merituar. Kemi arritur mbi 100.000 klikime në më pak se 30 orë, po lëshohet gjithkund nëpër kafiteri, nuk ka munguar mbështetja mediatike si dhe artistë të mëdhenj si Gjiko, Lyricalson, S4MM, Bardhi e kanë përkrahur andaj mendoj që ka akoma më shumë numra për të kapur në ditët në vijim

 

Faton Islami


Tani që trendi i vlogerëve është në rritje, për të gjithë të rinjtë që ju intereson në Maqedoninë e Veriut një vloger a mund të arrijë të ardhura të larta?
Të jesh vlogger në Maqedoninë e Veriut mundesh të fitosh të ardhura mirëpo jo nga YouTube sepse pagesa e YouTube është shumë e ulët.

 

 


Një mesazh për të rinjtë?
“Set goals and achieve them”

 

 

 

 

 

Ndryshe, Fatoni në fillim u njoh përmes vlogeve të tij- videove që përshkruanin një pjesë të jetës dhe përditshmërisë së tij. Më pas vazhdoi duke publikuar disa këngë të cilat morën mjaft mbështetje nga publiku dhe u dëgjuan gjithkund. Ndërkaq, disa ditë më parë ai ka publikuar këngën e tij më të re dhe duket se kësaj here po arrin edhe më shumë sukses. Në vazhdim ndiqeni këngën e tij të fundit me titull “Loca”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button