Varianti i ri i koronavirusit ka qenë i pranishëm në Gjermani

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që prej muajit nëntor. Mjekët e zbuluan atë në mostrat e një pacienti që ishte shtruar më parë në spital dhe që më vonë nuk mbijetoi dot, njoftoi të hënën e përditshmja Die Welt.

Specialistët në Shkollën Mjekësore të Hannoverit mundën të përcaktojnë variantin e virusit B1.1.7 në mostrat e pacientit që kishte edhe sëmundje të tjera, tha gazeta, duke cituar ministrinë rajonale të shëndetit në shtetin e Saksonisë së Ulët, transmeton Zëri i Amerikës.

Spitali Charite i Berlinit konfirmoi gjetjet fillestare, thuhet në njoftim.

Varianti i ri i koronavirusit, i cili është përhapur me shpejtësi në Britani, mendohet të jetë më infektues se variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht. Nga analizat e deritanishme del se simptomat e këtij varianti nuk janë më të rënda.

Landi gjerman i Baden-Vyrtembergut tha javën e kaluar se autoritetet lokale e kishin zbuluar variantin e ri edhe tek një person i infektuar që arriti në Frankfurt nga Britania më 20 Dhjetor.

Udhëtari donte të vizitonte të afërmit dhe doli pozitiv pasi mbërriti. Personi u mor nga aeroporti me makinë nga anëtarët e familjes dhe është izoluar në vendbanimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button