RMV, Kuvendi votoi për zgjidhjen e problemit ndërmjet Qeverisë dhe Makpetrollit, e cila vlerësoi se po marrin atë që i takon

Në kuadër të seancës së 20-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ehde Ligji për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe ShA Makpetroll me marrëveshje, si një nga 17-të pikat e kësaj seance, transmeton Portalb.mk. Kompania vlerësoi se po marrin atë i takon me marrëveshje.

Pika e nëntë e seancës së 20-të të Kuvendit, Propozim-ligji për zgjidhjen e mosmarrëveshje ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Makpetrollit, MIA raportoi se është miratuar me 60 vota “për”, 30 vota “kundër” dhe asnjë abstenim. Raportohet se VMRO-DPMNE do të kërkojë vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij Ligji.

“Me qëllim që të konfirmohet vlera momentale e ShA Ga-Ma Shkup, para realizimit të transaksionit është kryer vlerësimi i çmimit të tregut të Shoqërisë nga ana e vlerësuesve të autorizuar, të angazhuar nga Biroja për ekspertizë gjyqësore në kuadër të Ministrisë për drejtësi. Me vlerësim është konfirmuar çmimi i tregut të ShA Ga-Ma në vlerës prej 65.547.810 euro, 50% prej të cilave, në vlerë prej 32.773.905 euro i takojnë ShA Makpetroll Shkup. Sipas kësaj, Makpetrollit askush asgjë nuk i dhuron”, deklarojnë nga ShA Makpetroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button