Hapësira të reja për Inspektoratin e Tregut në Tetovë, të pranishëm në përurimin e objektit ishin Zaev, Brekteshi dhe Paunovski

Kryeministri Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski sot ishin në Tetovë për të përuruar hapësirat e reja të Inspektoratit të Tregut. Këto hapësira, janë siguruar nga Qeveria e RMV-së, me qëllim që sipas Zaev, “të përforcohet lufta me ekonominë gri”, shkruan Portalb.mk.

Zaev theksoi se objekti i ri i Inspektoratit të Tregut në Tetovë ka qenë i pashfrytëzuar ndër vite, andaj ai ka siguruar 5 milion denarë nga buxheti qeveritar dhe donacione për të rikonstruar këtë në mënyrë që të shfrytëzohet nga punonjësit e këtij inspektorati.

Zoran Zaev.

“I përforcojmë kapacitetet e të punësuarve, duke ju siguruar infrastrukturë që në mënyrë profesionale të kryejnë detyrat e tyre, në mënyrë që të veprojnë në zvogëlimin e ekonomisë gri për të cilën inspektorati si organ është kompetent. Kjo është një ndër hapat për mundësimin e kushteve për punë të angazhuar në luftën me ekonominë gri për të cilën Qeveria është përkushtuar me të gjithë aktorët relevant që të minimizoje atë. Kështu, jo vetëm që mbrojmë konkurrencën, por parandalojmë mospagimin e taksave shtetit, gjegjësisht ndihmojmë në mbrojtjen e ekonomisë reale, të njerëzve që punojnë, zvogëlimin e mit dhënies dhe korrupsionit, tregtinë e paligjshme ndërkufitare, si dhe mbrojtja e shfrytëzimit të produkteve të pasigurta të lëshuara në treg në mënyrë të paligjshme” theksoi Zaev.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi potencoi rëndësinë e krijimit të kushteve inspektoratit të tregut në mënyrë që të luftohet ekonomia gri, që sipas tij, ky projekt i fundit do të ndikoje në këtë.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Një nga qëllimet tona për përmirësimin e klimës së biznesit në vend është ulja e ekonomisë gri. Rolin kryesor për zvogëlimin e ekonomisë gri e luan Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe për këtë arsye forcimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Tregut do të kontribuojë në rritjen e kontrollit në terren, i cili si qëllim përfundimtar do të nënkuptojë uljen e ekonomisë gri. Që nga fillimi i pandemisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut është përballur me sfida të mëdha. Inspektorati kishte rolin kryesor në vendosjen e rendit dhe kontrollit në objektet e tregtisë dhe ato hotelierike, kryesisht në mbrojtjen e popullatës nga transmetimi i virusit korona” theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nga ana tjetër, drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski, tha se më në fund 43 të punësuarit në këtë inspektorat do të punojnë në kushte të përshtatshme, pasi siç tha ai, deri tani kanë punuar në zyra të vogla dhe jo të përshtatshme, të mundësuara nga komuna e Tetovës.

Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit të Tregut.

“Për 100 ditë fituam hapësira, rikonostruim dhe zhvendosje të të punësuarve. Tash 43 të punësuarit të cilët obligimet e tyre i kryen në kuadër të komunës së Tetovës, në hapësirë prej 90m2, në hapësirat e reja do të kenë kushte, teknologji si dhe vend të përshtatshëm për kryerjen e punëve të përditshme” tha Paunovski.

Ndryshe, objekti i ri i Inspektoratit të Tregut ndodhet afër shkollës së mesme ekonomike, gjegjësisht rrugës për te Stacioni i Autobusëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button