U helmua për vdekje zhvilluesi i lojës Game of Thrones

Policia e Shangai tha se një prej të dyshuarve për helmimin e Lin është një koleg i tij. Pasuria e Lin llogaritet të ketë qenë 1 miliardë dollarësh, transmeton PCWorld.

Një manjat i teknologjisë i cili vdiq ditën e Krishtlindjeve, është helmuar tha policia e Shangai.

39 vjeçari Lin Qi, shefi ekzekutiv i krijuesit të lojërave Yoozoo njohur për lojën strategjike Game of Thrones: Winter is Coming.

Biznesmeni ishte një yll i tregut fitimprurës të gaming e madje kishte tentuar të hynë edhe në industrinë e filmografisë.

Ai themeloi Yoozoo në 2009 dhe me sukses arriti ta dërgonte atë drejt majave të industrisë gaming. Sipas deklaratave të lëshuara nga policia, Lin është helmuar.

U dërgua me shpejtësi në spital ku u tha se ishte në gjendje të qëndrueshme. Por gjërat morën një kthesë dramatike ditën e Premte kur kompania tha se themeluesi i saj kishte vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button