RMV, Këshilli për Reforma në Gjyqësor e konfirmoi metodologjinë për filtrim të gjyqësorit

Në seancën e sotme të Këshillit për Reforma në Gjyqësor me të cilën ka udhëhequr ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, u paraqit dhe konfirmua Plani Intern i Këshillit Gjyqësor për ndjekje dhe vlerësim të punës së gjykatave, gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave për vitin 2021, informojnë nga Ministria e drejtësisë, njofton Portalb.mk.

“Plotësisht u konfirmuan edhe dy tanimë metodologjitë e miratuara, prej të cilave njëra për vlerësim të punës së gjykatësve në bazë të plotësimit të kritereve kualitative për punë në gjyqësor, a tjetra për vlerësim kualitativ të kryetarëve të gjykatave. Këto dokumente do të jenë udhërrëfyes për atë se si në vitin e ardhshëm do të bëhet kontrolli i punës së gjyqësorit”, thonë nga Ministria.

Plotësisht, në Këshill u miratuan edhe aktivitetet e ardhshme për vlerësim të punës së prokurorëve publik, nëpërmjet kritereve të konstatuara të cilat janë të përfshira në Rregulloren për Vlerësim të Punës së Prokurorëve Publik, i miratuar nga prokurori publik i Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht ministri Mariçiq deklaroi se ideja e filtrimin dhe përforcimit të standardit për përgjegjësi, llogaridhënie, transparencë dhe etikë gjyqësor dhe prokurori, është që t’i shmangim situatat vjetërsimit të lëndëve për shkak të arsyeve subjektive, pra për shkak të ndonjë arsyes lidhet me ndikim ndaj gjykatësve ose prokurorëve.

“Qëllimi i këtij procesi është që të hiqet ai faktor i vjetërsimit të lëndëve nëpërmjet ndikimit, apo mosveprimit të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Mariçiq.

Ai porositi që të gjithë prokurorët ose gjyqësore që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, duhet që të filtrohen.

Reformat në gjyqësor gjithsesi janë ndër parimet kryesore të kryeministrit Zoran Zaev, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për modelin e ri, profesoresha universitare, Besa Arifi, në një analizë të Portalb.mk, vlerësoi se i njëjti do të japë rezultatin e dëshiruar, por edhe nëse ky proces mbaron në mënyrën më të mirë të mundshme, vetë gjyqësori duhet ta kthejë besimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button