Si të veprosh me ish të dashurin në vendin e punës

Ka ndodhur edhe kjo: dashuria jua e madhe është shkatërruar, edhe pse secili ka marrë rrugën e vet në jetën private, por ende e ndani vendin e punës.

Situata do të jetë e pakëndshme, veçanërisht nëse jenë ndarë në mënyrë të shëmtuar, por duhet të mësoheni në atë dhe të mbeteni profesionalisht.

Përkushtoju punës

Një grumbull dokumentesh dhe detyrimeve do t’i varrosni në tavolinën tuaj të punës, dhe kështu lehtë të do ta shmangni ish të dashurin. Më shumë punë do të thotë më pak kohë të lirë për bisedë, por edhe do t’i lini përshtypje më të mire shefit.

Mos bëni thashetheme
Flirt me kolegët tjerë nga zyra është shumë e pakëndshme dhe e ashpër për ishin tuaj. Përveç kësaj do të veproni në mënyrë imorale, krijon situate potenciale të pakëndshme për ishin tuaj dhe tipin e ri të cilit i lëshohesh.

Rri aty ku je
Nëse ri ulur afër ishit, mos kërko zhvendosje për bend tjetër. Tregohu se je e pjekur dhe di të gjendesh me situatën, ndërsa me ishin komuniko të paktën në mënyrë të civilizuar, dhe mbaj mend: Ajo që jenë ndarë nuk është problem i kolegëve tuaj, dhe nuk guxon ta prishë profesionalitetin tuaj.

Mos u zini
Nëse keni diçka për të thënë, ose shkoni për kafe, ose heshtni. Zënka para kolegëve është shumë joprofesionale, ndërsa zyra nuk është sesioni juaj privat te psikiatri, dhe përmbajuni britmave në vendin e punës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button