RMV, pas pranimit të sotëm të 200 ushtarëve, Shekerinska paralajmëroi një konkurs të ri në vitin 2021

Sot në kazermat “Ilinden” në Shkup u mbajt pranimi zyrtar i 200 ushtarëve të rinj profesionistë. Në pranim mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila mirëpriti ushtarët në radhët e Armatës, njofton Portalb.mk.

„Ne po përmbyllim një vit jashtëzakonisht të suksesshëm në mbrojtje, vitin e pranimit tonë në NATO pas tre dekadash aspiratë dhe kjo është arsyeja pse unë mund të ju them me krenari mirëseveni në Armatën e cila është anëtare e Aleancës. “Fakti që ju 200 ushtarë jeni zgjedhur nga rreth 1,800, të paraqitur tregon se jeni këmbëngulës dhe të përkushtuar aq sa një ditë të rriteni në profesionistë të dëshmuar në Armatë,” tha ministrja në fjalimin e saj drejtuar ushtarëve të rinj.

Ministrja gjithashtu tha se investimi në Armatë fillon me investimin në potencialin njerëzor dhe se interesi midis të rinjve për një vend në Armatë është rritur dhe se tashmë në gjysmën e parë të vitit 2021 do të bëhet shpallet konkurs për 250 ushtarë të tjerë profesionistë.

„Armata kujdeset për pjesëtarët e saj. Të jesh pjesë e Armatës do të thotë të kesh stabilitet financiar dhe mundësi karriere. Rreth 200 kandidatë aplikuan për konkursin e parë tre vjet më parë për 125 vende. Por kur filluam të investonim në Armatë , duke investuar në pajisje, paga dhe shtesa pagash, fotografia ndryshoi në mënyrë dramatike dhe në fillim të këtij viti, 700 kandidatë aplikuan për 70 pozicione. “Mbi 1,800 kandidatë aplikuan në konkursin të cilin ne e shpallëm për ju 200,” tha Shekerinska, duke theksuar se kurset për prodhimin e nënoficerëve gjithashtu kanë filluar dhe se Armata do të fitojë 120 nënoficerë të rinj.

Në pranimin e ushtarëve të rinj profesionistë mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, i cili së bashku me ministren dhe pjesëtarë të udhëheqjes së ushtrisë ua dorëzuan kontratat ushtarëve të rinj.

Ndryshe, buxheti për mbrojtje për vitin 2021 është 11 miliardë e 97 milionë denarë apo 1,57 për qind nga BPV.

LEXO: Në Buxhetin për vitin 2021 mjete për përtëritje të Armatës dhe përmirësim të standardeve të ushtarëve, paralajmëroi Shekerinska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button