Brad Pitt: Lufta kundër drogës, një farsë

“Pas 40 viteve dhe mijëra miliardave të harxhuar, vazhdojmë të mbështesim këtë farsë të quajtur lufta kundër drogës”. 

Deklarata është bërë nga aktori i famshëm Brad Pitt, gjatë promovimit në Los Anxheles të dokumentarit “Shtëpia Ku Jetoj”. 

Pitt ka folur për mediat amerikane për pikëpamjet e tij që bien ndesh me ato të qeverisë amerikane mbi politikën kundër trafikimit dhe përdorimit të substancave narkotike. 

“Nuk përdor më drogë, por po të doja do të mund të gjeja çdo lloj në çdo qytet amerikan në më pak se 24 orë”, ka thënë aktori. 

Debati mbi luftën kundër drogës në botën e kinemasë u hap së fundmi nga filmi i Oliver Stone, “Savages”, që flet për trafikun e narkotikëve nga Amerika Latine në SHBA. 

Në raste të ndryshme gjatë promovimit të filmit, regjisori deklaroi disa herë se narkotrafiku nuk është vetëm një problem i vendeve si Meksika, por edhe i SHBA ku konsumohen substancat e ndaluara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button