ISHMJ: Nuk ka kompromis në betejën për ambient të pastër jetësor

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, nëpërmjet një kumtese, informoi sot se po punon në mënyrë intensive në parandalimin e ndotjes nga Pejper Mill – Koçan dhe insiston në respektimin e ligjeve. Siç theksohet në kumtesë, nga mbikëqyrja e parë e jashtëzakonshme mbi instalimin më datë 04 nëntor 2020, janë realizuar dy matje (më 13.11.2020 dhe 02.12.2020) dhe dy herë është konstatuar tejkalim i vlerave të lejuara, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimet në procesin dhe pajisjen që në ndërkohë i ka bërë investitori, nuk kanë dhënë rezultat. Është propozuar dënim prej 20.000 euro, është urdhëruar me vendim që të kryhet matje e rregullt e emetimeve, ndërsa Pejper Mill obligohet të investojë në filtër për të uljes së shumëfishtë të emetimeve. Matja e ardhshme e emetimeve është më 30-të dhjetor. Nëse me këtë matje tregohet tejkalim i vlerave të lejuara, do të urdhërohet që instalimi të ndërpret përdorimin e kazanit me peleta dhe të kalojë në gaz. Në të kundërtën do të ndalohet puna, deri në sigurimin e filtrit dhe zhvillim të procesit në atë mënyrë në të cilin nuk do ta ndot Koçanin. Nuk ka kompromis në betejën për ambient të pastër jetësor”, thuhet në kumtesën e inspektoratit.

Dy ditë më parë, qytetarët e Koçanit protestuan para rrethit të fabrikës për letër “Pejper mill” në Koçan, si revoltë kundër ndotjes së ajrit nga oxhaku i fabrikës.

Në bllokimin dyorësh në bulevardin para hyrjes së fabrikës, qytetarët porositën se janë të pakënaqur nga veprimi i institucioneve dhe zgjidhja e ngadalshme dyvjeçare e problemit me ndotjen e ajrit në qytet.

Në protestën qytetare u theksuan edhe kërkesa më radikale për bllokim të hyrjes në fabrikë dhe mbyllje të saj, derisa për procesin prodhues nuk fillon të përdorë derivate më ekologjike.

Qytetarët e mbledhur shkuan para hyrjes në rrethin e fabrikës “Pejper mill”, prej nga u dërgua mesazh se më nuk do të protestohet, por do të ndërmerren masa të tjera për zgjidhje të problemit.

Pakënaqësia nga moszgjidhja e ajrit të ndotur vazhdoi me automjete para ndërtesës së vetëqeverisjes lokale dhe nëpër rrugët e Koçani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button