Do të bëhen analiza nëse në Maqedoninë e Veriut është prezent lloji i ri i koronavirusit

Për shkak të paraqitjes së llojit të ri të virusit me transmetim të rritur të virusit në Britaninë e Madhe, laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar nga Spitali “Zhan Mitrev” prej sot fillon përsëri me renditjen e mostrave të SARS-CoV-2. Qëllimi është të vërtetohet prezenca e mundshme e llojeve të mutacionit të këtij virusi te pacientët e vendit, transmeton Portalb.mk.

Nga “Zhan Mitrev” theksuan se gjatë periudhës vijuese do t’i informojnë institucionet kompetente dhe opinionin për rezultatet.

Nga spitali kumtuan se sipas rekomandimeve të Qendrës Evropiane për Sëmundje Infektive është e domosdoshme që të merren hapa në kohë për vërtetimin e ekzistimin dhe ndjekjen e evolucioneve të këtilla të virusit.

“Vet efekti se evoluimi gjenetik i virusit SARS-CoV-2 mundet të ndikojë potencialisht në përbërjet antigjenetike, transmetimi dhe forca e tij, janë indikator i mjaftueshëm se duhet të merren parasysh gjatë planifikimit të hapave të ardhshëm për ballafaqim me përhapjen e të njëjtit. Për këtë, ne si laborator i përgjegjshëm shoqëror prej sot, do të fillojmë me mbledhjen e mostrave nga pacientë të Maqedonisë së Veriut pozitiv me korona virus dhe pas marrjes së pajtueshmërisë së tyre të njëjtit do të testohen në mënyrë shtesë me harxhimin tonë, që të vërtetojmë prezencë/mungesë të llojit të ri të mutacionit SARS-CoV-2, i njohur si VUI – 202012/01”, kumtuan nga spitali.

Kjo iniciativë do të realizohet në muajt e ardhshëm, me çka siç kumtuan nga spitali, do të mund të vërtetohet evoluimi i virusit në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë projekt, nga “Zhan Mitrev:, informuan se janë në komunikim me zyrën lokale të OBSH-së dhe përfaqësuesit diplomatike prej të cilëve presin mbështetje informatave të rrejshme dhe të nxjerra prej konteksti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button