Në vend se nga sot, test negativ PCR për hyrje në Turqi do të duhet nga 30 dhjetori

Në vend se nga sot – 28 dhjetor, siç u njoftua fillimisht të premten, test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Turqi do të kërkohet nga 30 dhjetori (e mërkurë), njoftoi aeroporti i Shkupit, për vendimin e ndryshuar të Qeverisë turke. Zbatimi i masës së re do të jetë i vlefshëm deri më 1 mars 2021, njofton Portalb.mk.

Masa vlen për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të hyjnë në Turqi përmes rrugës ajrore. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç.

Masa vlen gjithashtu për udhëtarët që tranzitojnë nëpër Turqi, sipas një vendimi të ndryshuar nga Qeveria turke.

Paraprakisht të premten ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, deklaroi se pasagjerët e huaj që mbërrijnë me aeroplan në vend do të duhet të tregojnë një test negativ PCR, nga 28 dhjetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button