fbpx

Figurat e njohura që ndërruan jetë në vitin 2020

Disa prej tyre na bënë  ëndërrojmë me rolet  filma tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan  jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyreDo  flasim tani për disa nga njerëzit njohur  ndërruan jetë gjatë vitit 2020.

Midis aktorëve  humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery i cili vdiq në moshën 90 vjeçare, shkruan VOA.

Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.

Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeçi njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.

Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.

Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.

Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.

”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. “

Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.

Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.

Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëveTë ngacmon aty ku është dhimbja.”

Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.

Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.

Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.

“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyedhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”

Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.

Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”

George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.

Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button