Shekerinska: VMRO-DPMNE përsëri nuk dëshiron regjistrim

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot vlerësoi se partia opozitare VMRO-DPMNE po përpiqet të shtyjë regjistrimin përsëri me kërkesën e saj për të blerë 10,000 terminale për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve që do të përdoren gjatë regjistrimit, shkruan 360 shkallë.

“Kur një parti disa muaj para regjistrimit, që të gjithë e kemi pritur gati 20 vjet, u jep propozim për të blerë mijëra pajisje për blerjen e të cilave jo vetëm që duhen para, por edhe një periudhë të gjatë kohe, kjo praktikisht ju tregon se partia e opozitës përsëri dëshiron të ketë regjistrim. Është e njëjta parti që dikur u nis të bëjë regjistrim, theu vetë rregullat e regjistrimit, shpenzoi 4 ose 7 milion euro dhe më pas tha “phu, phu nuk vlen”. Ky vend nuk mund të planifikojë më asgjë dhe nuk mund të duket si një vend serioz nëse e shtyn regjistrimin edhe një herë. “Dhe ky propozim i VMRO-DPMNE është vetëm një përpjekje tjetër për të shtyrë regjistrimin., tha Shekerinska.

Ajo e akuzoi opozitën për hipokrizi, por edhe për papërgjegjësi, sepse beson që është e papërgjegjshme të mos kesh të dhëna se çfarë probleme dhe nevoja ekonomike, sociale, demografike ka shteti.

Nga ana tjetër, qeveria, tha sot se ata janë duke e shqyrtuar një propozim të tillë të VMRO-DPMNE-së, por tha se regjistrimi nuk guxon të shtyhet edhe më tej dhe se ky është një operacion statistikor, e jo për politikë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, kërkon që gjatë realizimit të regjistrimit të merren gjurmët e gishtërinjve, sepse, sipas tyre, mënyra në të cilën planifikohet të kryhet regjistrimi aktualisht do të japë rezultate joreale, përkatësisht do të dalë se kemi deri në 3 milion banorë.

Mickoski: Nuk do të mbështesim regjistrim të popullsisë të atillë siç planifikon Zaevi

I atillë siç është konceptuar regjistrimi i popullsisë, nuk do ta pranojmë. Për këtë arsye japim propozim, ejani njerëz të furnizojmë 10.000 terminale, ejani të regjistrojmë popullsi reyidente, e jo të imagjinuar. Dhe le ta dimë saktësisht se sa popullsi kemi”, shpjegoi Mickoski.

Ai paralajmëroi se të gjithë propozimet VMRO-DPMNE do t’i projektojë ato në amendamente.

“Kjo nuk mund të ndalet me filibastering, sepse ka flamur evropian. Duhet t’i tregojmë opinionit se çka mundemi, e çka jo. Ne kërkojmë të realizohet operacion i vërtetë statistikor, ndërsa nuk ka nevojë për dy regjistrime të popullsisë. Ja, të shkojmë përmes terminaleve ‘fingerprint’, gjejgësisht njësiteve ku do të lexohet gjurma e gishtit”, tha Mickoski, duke aluduar në atë se ligji për regjistirm të popullsisë është klasifikuar si pjesë e direktivave evroipiane, për çfarë arsye debati për amendamentet për të është i kufizuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button