“Babadimri” sot shpërndau dhurata në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup

Dhurata të ndryshme sot babadimri ju dërgoi fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup, në këtë surprizë morën pjesë edhe zjarrfikësit, të cilët lëshuan sirenat për të lajmëruar fëmijët që ka ardhur babadimri, shkruan Portalb.mk.

Sot në ora 9:00 fëmijët e hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup janë zgjuar me sirenat e automjeteve të zjarrfikësve, me anë të së cilët këta të fundit i lajmëruan fëmijët se ka ardhur babadimri për të ju sjellë dhurata.

I pranishëm në këtë surpizë së bashku me fëmijët ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili më pas i shpërndau dhuratat fëmijëve të hospitalizuar.

"Babadimri" në Klinikën për fëmijë në Shkup.
“Babadimri” në Klinikën për fëmijë në Shkup.
"Babadimri" në Klinikën për fëmijë në Shkup.
“Babadimri” në Klinikën për fëmijë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button