Zaev iu drejtua qytetarëve me video: Festoni përgjegjshëm, mbani maska, mos u gruponi

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev përmes një video incizimi ju drejtua qytetarëve me apel që të festojnë në mënyrë të përgjegjshme festat e fundvitit. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit me luftën kundër Kovid-19, shkruan Portalb.mk.

“Viti që kaloi do të mbahet mend për krizën shëndetësore dhe ekonomike, të nxitur nga virusi korona, te ne dhe në të gjithë botën, ishte dhe vazhdon të jetë, shumë vështirë. Megjithatë, ne jemi të angazhuar, secili nga ne është i brengosur dhe kontribuon me ndihmë dhe përkrahje për shkak se bëhet fjalë për shëndetin tonë, shëndetin e më të afërmeve tanë dhe shëndetin publik. Mirëpo në këtë luftë, në vijën e parë jeni ju, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe ndihmës në spitale. Të gjithë ju, muajt e fundit, jeni në vijën e parë në luftën me virusin e rrezikshëm, e mbroni shëndetin tonë, duke rrezikuar tuajin, për të gjithë ne. Në vijën e parë të frontit jeni edhe ju, pjesëtarët e policisë, ushtrisë dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj situate krize. Të gjithë ju që jeni në vijën e parë të kësaj lufte, jeni heronjtë tanë. Ju falënderoj për sakrificën dhe guximin” tha Zaev.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojnë masat, në këtë mënyrë do të jepet përkrahje dhe respekt i madh për punonjësit e shëndetësisë, policisë dhe ushtrisë.

“Ta urojmë shëndetin, mirëpo para se gjithash të kontribuojmë me veprimet tona që të kemi shëndet. Në qoftë se kemi shëndet, do të mund të punojmë, të fitojmë, të shoqërohemi, të jetojmë dhe ti duam të afërmit dhe familjarët. Për këtë, festoni përgjegjshëm – mbani maska, mos u gruponi, mos festoni. E kemi patjetër kështu deri sa të implementohet vaksinimi” shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button