Në Qendrën Klinike në Tetovë çdo ditë është luftë për jetë (FOTO)

Çdo ditë është luftë për jetë. Në Qendrën Klinike në Tetovë, personeli mjekësor e bën të pamundurën që pacientët e këtij reparti të kapërcejnë sëmundjen e paparashikueshme dhe të shohin përsëri të dashurit e tyre, shkruan Portalb.mk.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Për të parë gjendjen e pacientëve në këtë repart, u shoqëruam nga pulmologu Ruzhdi Rexhepi.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti, për publikimin e fotografisë, është pajtuar pacienti.
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti, për publikimin e fotografisë, është pajtuar pacienti.

Dhomat janë të mbushura me njerëz, ndërsa stafi përpiqet të arrijë gjithçka. Një grup i stafit mjekësor hyn në një dhomë, tjetri në një dhomë tjetër. Pothuajse të gjithë pacientët ishin në gjendje kritike.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ajo që e bën edhe më të komplikuar të gjithë procesin e trajtimit është fakti se shumica e pacientëve kanë kërkuar vonë ndihmë mjekësore profesionale, kur sëmundja kishte arritur në një fazë të avancuar.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Siç shpjegoi pulmologu Rexhepi, pacientët janë paraqitur thuajse dy javë me vonesë, pasi kishin ndjerë simptomat e para. Sipas tij, kjo dukuri ndodh sepse dezinformata të ndryshme përhapen në publik, të tilla si, nëse shkoni te mjeku do të përfundoni të vdekur. Kështu u krijua një imazh shumë i keq për mjekët që trajtojnë këta pacientë dhe për Kovid qendrat në përgjithësi. Megjithëse këto dezinformata janë mjaft të përhapura, mjekët çdo ditë përpiqen të dëshmojnë të kundërtën.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

“Kam ndejtur në shtëpi dy javë. Në fillim kisha probleme me frymëmarrjen, por ndryshe nga dita e parë kur u regjistrova këtu, tani gjendja ime është përmirësuar ndjeshëm. Po të kisha shkuar në mjek në kohë, mendoj se do të kisha kaluar më lehtë. Kam gabuar, ”shpjegon një paciente që po trajtohet nga Kovid-19.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

“Nuk kam ardhur më herët sepse kam menduar se do të kalojë. U përpoqa vetë të shërohem”, shtoi ajo.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Një pacient tjetër tha se kishte qëndruar në shtëpi për dhjetë ditë edhe pasi ka bërë analizat e para të gjakut. Vetëm pasi i është ka përkeqësuar gjendja, ai është lajmëruar te mjeku.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Pothuajse në çdo dhomë ku kemi hyrë, përsëritej e njejta gjë. Vetëm një pjesë e pacientëve me Kovid ishin lajmëruar te mjeku me kohë, ndërsa shumica kanë pritur deri në 10 ditë në shtëpi duke u munduar të shërohen vetë nga Kovid-19.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Për të gjithë këta pacientë që kanë rënë nën ndikimin e dezinformatave të tilla në lidhje me virusin korona, stafi mjekësor sot po bën gjithçka që të mund ata të kthehen te familjet e tyre.

Teksti dhe fotografia: Arbnora Memeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button